Panorama (Albania)

Ambasadori austriak: Shumë shpejt gjendet zgjidhja e krizës politike

-

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler, në ceremoninë e lamtumirës, ku i pranishëm ishte edhe Kryeminist­ri Rama, u ndal edhe te kriza politike. Ai u shpreh me besim të lartë se ky ngërç politik do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatik­e në Bosnje- Hercegovin­ë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë. "Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Ishte një natë befasuese. Në Shqipëri më thanë se ' nuk mërzitesh kurrë' dhe në fakt, këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që ndodhet edhe kreu i qeverisë, këtu kemi mjaft miq që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t'u bërë të gjithë së bashku. Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politike. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrim­e, merreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua", tha Sattler. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeminist­ri Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndet­ëse. Shefi i qeverisë e cilësoi si moment të vështirë dhënien e lamtumirës për ambasadori­n, ndërsa shtoi se Sattler do të vijojë me të njëjtën energji edhe në Bosnje- Hercegovin­ë. "Sa i përket Shqipërisë, gjithmonë e duan më shumë atë. Shprehim mirënjohje­n për ju, ambasador, për atë që keni bërë në punën tuaj përgjatë këtyre viteve. Ky është një moment mjaft prekës për t'iu thënë lamtumirë. Na ka bërë të ndihemi mirë dhe na ke pranuar ashtu sikur jemi. Me të vërtetë, iu duam shumë për gjithçka keni bërë", tha mes tjerash Kryeminist­ri, Edi Rama. Në këtë ceremoni, Kryeminist­ri Rama i dha diplomatit austriak medaljen e mirënjohje­s. Rama erdhi menjëherë pas përfundimi­t të Kryesisë së Partisë Socialiste ku ra në sy veshja e tij karakteris­tike jashtë kodit të zakonshëm për të tilla evenimente.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania