Panorama (Albania)

Shqipëria mund të mbetet prapa me negociatat

-

Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatav­e në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë. Në një intervistë për mediat sllovake, ish- euridepute­ti, Eduard Kukan, theksoi se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn për shkak të problemit që kishte me Greqinë. "Maqedonisë së Veriut mund t'i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste", thotë ish- eurodepute­ti, duke shtuar se, ndërsa Emmanuel Macron kishte deklarata shumë kategorike për këtë çështje, duket se ai tashmë po i lehtëson ato. Nga ana tjetër shprehet i vetëdijshë­m se edhe Tirana po pret një hap të ngjashëm, por se situata në Shqipëri është krejtësish­t e ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania