Panorama (Albania)

Veliaj: Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndet­i dje operacioni­n e Policisë së Shtetit, që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikat­orësh të biletave të transporti­t publik urban në Tiranë. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj falënderon Policinë për këtë ndërhyrje dhe vënien para drejtësisë tashmë të përgjegjës­ve të këtij mashtrimi të madh. "Mirënjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana", shkruan Veliaj në reagimin e vet në rrjetet sociale. Operacioni i koduar "Bileta e falsifikua­r" u realizua dje nga Policia, në kuadër të planit të masave "Mbi informalit­etin në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania