Panorama (Albania)

“E la pas të shkuarën, u bë familjar i devotshëm”

Të afërmit e ish- policit: Edhe gruaja u largua nga Policia

- ETLEVA DELIA

Santjago Malko, 26vjeçari që u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e së martës në kryeqytet, ka lënë pas bashkëshor­ten, në një moshë me të dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm 14 muajsh.

I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish- efektiven e Njësisë "Shqiponja", Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14 muajsh. Çifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin kryer në të njëjtën kohë kursin për Patrullë të Përgjithsh­me. Pas përfundimi­t të kursit teorik, praktikën e kishin kryer të dy në Policinë e Tiranës. Santjago si punonjës i Patrullës së Përgjithsh­me, ndërsa Dea si punonjëse e Njësisë së Posaçme "Shqiponja". Por 26- vjeçari Malko kishte qëndruar në këtë detyrë vetëm për 3 muaj dhe më pas ishte tërhequr nga Policia e Shtetit. Ndërsa bashkëshor­tja e tij qëndroi në Polici edhe për pak kohë pas largimit të tij e më pas edhe ajo dha dorëheqjen. Duket se një nga arsyet pse ajo vendosi ta mbyllte karrierën e saj si police, ishin pikërisht problemet që Santjago pati me drejtësinë në vitin 2016, ku u përfshi në një konflikt me dy vëllezër, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Në atë kohë, çifti bashkëjeto­nte dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathj­e. Në këtë biznes ishin të vetëpunësu­ar ishpolicja Dea Riçku dhe kunata e saj, motra e Santjagos.

TE AFERMIT Në një prononcim për gazetën "Panorama", familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santjago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm. Por njëkohësis­ht ishte edhe shumë i përkushtua­r ndaj familjes së tij, kryesisht ndaj dy fëmijëve të mitur. Të afërmit e tij e quajnë një dramë për një vajzë të re në moshë, e cila mbeti pa krahun e saj të djathtë, bashkëshor­tin, dhe e vetme të përballojë sakrificat e rritjes së dy fëmijëve të mitur, ku djali është aq i vogël sa nuk arriti as ta njihte mirë të atin, ndërsa vajza do ta mbajë mend gjithnjë fytyrën e tij siç e ka njohur deri dje. "Pasi u njohën në Akademinë e Sigurisë, pas problemeve që kishte Santjago, vendosën të fejoheshin dhe të krijojnë një jetë familjarë. Ngritën një biznes familjar me veshmbathj­e, ku punonte Dea dhe motra e Santjagos. Edhe Dea vendosi të japë dorëheqjen nga Polica e Shtetit që të impenjohej në biznesin familjar dhe në bashkëjete­sën me Santjagon, ku sot kanë një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë 14 muajsh, i cili do të rritet pa babanë e tij. Historitë e shkuara, Santjago i la pas duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshëm për dy fëmijët e tij. Për çdo person që ka fëmijë, i bëjmë thirrje të mos merren me një nënë, e cila do rrisë dy jetimë", shprehen familjarët e Deas dhe Santjagos.

 ??  ?? Nëna e ish- policit në vendngjarj­e
Nëna e ish- policit në vendngjarj­e
 ??  ?? Santjago Malko
Santjago Malko
 ??  ?? Dea Riçku, bashkëshor­tja e Santjago Malkos
Dea Riçku, bashkëshor­tja e Santjago Malkos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania