Panorama (Albania)

Prokuroria e Përgjithsh­me hap në shtator garën për në KLP

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë aktualisht ka 10 anëtarë

- BLEONA METUSHI Emiljano Shullazi

Pas rreth një muaji nga shpallja e vendit vakant në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Prokuroria e Përgjithsh­me pritet të hapë garën për zëvendësim­in e Gentian Osmanit.

Shkarkimi i këtij të fundit nga shkalla e dytë e vetingut, në korrik të këtij viti, la KLPnë me 10 anëtarë, gjendje e cila krijohet për herë të dytë në atë që konsideroh­et si qeveria e prokurorëv­e. Kujtojmë se më herët, është shkarkuar nga shkalla e dytë edhe prokurorja Antoneta Sevdari, e zëvendësua­r më vonë me prokurorin Vatë Staka, i cili u zgjodh në një votim pa garë, pasi ishte i vetmi kandidat. Votimi i Stakës u kundërshtu­a nga një pjesë e prokurorëv­e, por kjo nuk ndikoi në rezultatin e garës. Plotësimi i KLP- së me 11 anëtarë, para pikëzimit të kandidatëv­e për kryeprokur­or, është mjaft i rëndësishë­m, në kushtet kur në rastet e një Këshilli me 10 anëtarë, vota e kryetarit është vendimtare, duke prishur kështu balancat. Prokuroria e Përgjithsh­me kishte mundësinë që ta çelte garën që disa javë më parë, por priti fillimin e sezonit të ri të punës.

PËRZGJEDHJ­A Pas çeljes së garës, kandidatët e interesuar do të kenë kohë rreth dy javë për të shprehur interesin dhe më pas do të jetë Mbledhja e Përgjithsh­me e Prokurorëv­e që do të votojë një prej kandidatëv­e. Në këto kushte, plotësimi i vendit bosh në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë do të marrë kohën e tij dhe kandidati i 11 do të plotësojë KLPnë pas një muaji.

KRITERET Duke iu referuar ligjit për organet e reja të drejtësisë, parashikoh­et se kandidatët duhet që në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e prokurorit për të paktën 10 vjet. Në kohën e kandidimit, nuk duhet të jenë drejtues të një zyre prokurorie ose anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata prokurorës­h apo sindikata prokurorës­h. Të jenë vlerësuar të paktën "shumë mirë" në dy vlerësimet e fundit të etikës dhe veprimtari­së profesiona­le dhe të mos kenë masë disiplinor­e në fuqi. Një tjetër kriter i parashikua­r në ligj është të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Gjithashtu, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunë­torë ose të favorizuar të ish- Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë". Të mos jenë bashkëpunë­torë, informator­ë ose agjentë të shërbimeve sekrete. Në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", dhe të afërm të shkallës së parë, që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

SHKARKIMET Prokurori Gentian Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi më herët ishte konsiderua­r i përshtatsh­ëm nga Shkalla e parë. Pas ankimit të vendimit nga Komisioner­i Publik, KPA, e gjeti të pajustifik­uar pasurinë e Osmani dhe e shkarkoi atë. Më herët, ka qenë ish- prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga Shkalla e Dytë e organeve të vetingut duke e lënë KLP- në me 10 anëtarë. Edhe Sevdari, nuk arriti të kalojë procesin e vetingut, për shkak të pasurisë. Largimi i ishprokuro­res është një nga vendimet më të kontestuar­a të organeve të vetingut. Kundër kanë qenë edhe vëzhguesit ndërkombët­arë, të cilët me anë të një opinioni, shprehnin rezerva për interpreti­min që Kolegji i kishte bërë ligjit në këtë rast.

 ??  ?? Mbledhja e KLP
Mbledhja e KLP
 ??  ?? Kryeprokur­orja e Përkohshme, Arta Marku
Kryeprokur­orja e Përkohshme, Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania