Panorama (Albania)

Sherri mes miqsh që solli 9 të vrarë ndërmjet dy fiseve

-

Fisi Çapja është një nga më të përfolurat në Elbasan, sa i takon botës së krimit. Kjo për shkak se prej vitit 2005, pjesëtarë të tij akuzohen se kanë kryer disa vrasje për hakmarrje. Zanafilla ishte ekzekutimi i Sokol Çapjas në vitin 2005. Për këtë, Çapjat akuzuan Dritan Shemen dhe persona të tjerë të përfshirë. Përfshirja e ish- shefit të Policisë Rrugore në këtë histori lidhet me faktin se Sheme është nipi i Fadil Memës. Ky i fundin u përpoq të kryente rolin e ndërmjetës­in për shuarjen e konfliktit Çapaj- Sheme, por përshkallë­zimi i sherrit në vrasje, solli dhe vrasjen e vetë Memës, 10 vite pas vrasjes së Sokol Çapjas. Fillimisht, në vitin 2006, u vra Ardian Ibrahimi, 34 vjeç, burri i motrës së Fadil Memës. Po në atë vit, u ekzekutua në një lokal në Tiranë, Dritan Sheme, autori i dyshuar i vrasjes së Sokol Çapjas. Sheme kishte rreth tre muaj që qëndronte i fshehur në kryeqytet për të mos u identifiku­ar; flokët nga të zeza i kishte lyer me ngjyrë të verdhë. Ai u qëllua me breshëri automatiku në një lokal shumë pranë banesës ku strehohej. Më 2012 vritet Gentian Beqiri, pasi fisi Çapja e akuzonte si pjesëmarrë­s në vrasjen e Sokol Çapjas. Beqiri ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderue­shme në Komisariat­in e Sarandës, ku ishte arrestuar gjatë një tentative për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Edhe pse ruhej me Polici, në momentin që forcat e Rendit po ndërronin turnin, një person e ekzekutoi në gjumë. Në mars 2015, u vra në Torino Fadil Mema. Dy persona e qëlluan pranë banesës. Ndërsa në fillim të vitit 2016, pati atentat ndaj Çapjave, ku shënjestër ishte pikërisht Florenc Çapja. Të vrarë mbetën tre persona, mes të cilëve dhe Agron Çapja. Në qershor 2016, iu bë atentat sërish Florenc Çapjas, por sërish u shpëtoi plumbave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania