Panorama (Albania)

Marijuanë në serbator, kapen dy shqiptarët

-

GREQI – Kishin fshehur drogë në serbatorin e makinës, arrestohen dy shqiptarë. Një sasi lënde narkotike prej 91 kg është kapur në doganën e Mavromatit, në Qafë- Botë, nga Policia greke. Marijuana ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës. Nga aksioni i Policisë greke kanë rënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët do ta dërgonin drogën në Athinë. Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare pa probleme, por është ndaluar në doganën greke nga oficerët e doganës dhe antidrogës së Igumenicës. Në prangat e Policisë greke kanë rënë Dori Lamkaj, 45 vjeç, lindur në Patos, i cili ishte shofer i mjetit ku ndodhej droga, si dhe Safet Ymeraj, 68 vjeç, nga Fieri. Marijuana kishte destinacio­n Athinën, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, që dyshohet se mund të jenë grekë. sh. d

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania