Panorama (Albania)

Kërcënoi me armë një vajzë për t’u lidhur, arrestohet 26- vjeçari

-

BERAT - Përndiqte sistematik­isht dhe kanoste me armë zjarri një vajzë, arrestohet 26- vjeçari. Një i ri nga Berati ka përfunduar në prangat e Policisë pas denoncimit të bërë nga një vajzë për përndjekje. E reja, ka deklaruar para oficerëve të Policisë, se 26vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të, pasi përveç përndjekje­s e ka kërcënuar dhe me armë zjarri për të krijuar lidhje dashurie. Pas denoncimit, forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e të riut, që banon në Urën Vajgurore, duke bërë arrestimin e tij. Ndërkohë, gjatë kontrollit, në shtëpi atij iu gjet dhe një armë zjarri e llojit kallashnik­ov. “Nga Specialist­ët e Seksionit për Krimet pranë Komisariat­it të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. M., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore. Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja L. T. ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë sistematik­e dhe e ka kërcënuar me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, bën të ditur Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania