Panorama (Albania)

PENALITETE­T

-

Penalitete do të ketë jo vetëm për familjet që bëjnë deklarim të rremë, pra, që nuk deklarojnë sa është sipërfaqja e banesës, por edhe për ato që nuk paraqiten për të aplikuar. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve Tiranë ka bërë me dije se për ato familje që nuk paraqiten për të deklaruar të dhënat e banesës, do të aplikohen çmimet e referencës. Kështu, për shtëpitë e pas vitit 1993, do të merret e mirëqenë sipërfaqja 100 metër katrorë, ndërsa për ato të ndërtuara para këtij viti 70 metër katrorë. Mbi bazën e kësaj sipërfaqej­e do të llogaritet edhe taksa e cila do të mblidhet bashkë me faturën e ujit. “Në rast se vlera e vetëdeklar­uar nga taksapague­si rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar në metodologj­inë e miratuar me VKM nr. 132, datë 07.03.2018, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë”, specifikoh­et më tej në njoftim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania