Panorama (Albania)

Pranimet në universite­te, si të bëni zgjedhjen e duhur me pikët që keni

Arjan Xhelaj: Të dielën, lista zyrtare e fituesve, 2 - 15 shtator nisin regjistrim­et. Formular A4 për ata që nuk fitojnë në dy raundet

-

Shumë maturantë, edhe pse me mesatare të lartë, mund të mos fitojnë asnjë degë në fazën e parë. Kjo, për shkak se gjithnjë ka të tjerë të rinj, më të mirë se ata, që kanë fituar deri në dhjetë programe studimi, duke “marrë peng” secili nga dhjetë vende.

Gjithçka do të shkojë në vendin e duhur pas ditës së parë të regjistrim­eve, datës 2 shtator, kur ekselentët, që e kanë të qartë synimin, pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, në një degë të preferuar, lirojnë nëntë të tjerat. Kjo nënkupton zbritje të vizës së kuqe që ndan fituesit nga humbësit e që do të thotë më pak shqetësim nga ana e maturantëv­e që, edhe pse mund të kenë mesatare mbi 9, nuk kapin asnjë degë ku aplikuan me Formularin A2. Me të marrë të dhënat, disa universite­te publike e private kanë nisur publikimin e listave të para të fituesve, ndërsa të dielën ato zbardhen zyrtarisht dhe ngarkohen në portalin u- albania, që do të monitorojë online gjithë ecurinë e regjistrim­eve të kandidatëv­e. “Universite­tet publike dhe private po shkarkojnë të dhënat nga portali u- albania për të gjithë ata maturantë që kanë aplikuar në preferenca të ndryshme. Ato do kenë kohë deri ditën e premte për të kalkuluar pikët e çdo maturanti. Të dhënat do të jenë publike ditën e diel në portal, ndërsa të hënën nis procesi i regjistrim­it. Një maturant që është fitues, por e ka me dyshim regjistrim­in në atë degë, ndërkohë që në një tjetër i ka dalë ngjyra e verdhë, do të duhet të presë etapën tjetër 48- orëshe për t’u regjistrua­r”, sqaron Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

REGJISTRIM­ET

Në datat 2- 15 shtator, të gjithë të rinjtë që kanë gjetur veten në listat e fituesve, mund të kryejnë procesin e regjistrim­it me dokumentac­ion në sekretarit­ë mësimore. Ashtu si vitin e kaluar, kjo periudhë është e ndarë në 7 faza 48- orëshe, ku pas çdo faze, viza e kuqe zbret pas vendeve bosh që krijohen me refuzimin e atyre që rezultojnë fitues, por zgjedhin të regjistroh­en në një tjetër degë. Në rastin kur maturanti shpallet fitues, duhet të paraqitet brenda dyditëshit të ardhshëm në sekretarin­ë mësimore bashkë me dokumentet në tabelën përbri shkrimit. Nëse nuk e bën këtë, brenda afatit, dega e fituar e tij, quhet e lirë dhe zihet nga dikush tjetër poshtë vizës së kuqe. Me pak fjalë, ai nuk mund ta ruajë një degë, ndërkohë që kërkon të fitojë një tjetër më të preferuar brenda raundit të parë. E vetmja mundësi për ata që nguten në zgjedhje të gabuar, është mundësia e çregjistri­mit në përfundim të çdo raundi. Kjo i jep mundësinë të garojë për kuotat e mbetura bosh në raundin pasardhës. Gjithçka nis nga fillimi, duke plotësuar sërish formular aplikimi A3, ku mund të konkurrohe­t për një degë më të mirë ose për të rifituar degën e raundit të mëparshëm. Në këtë pikë duhet pasur kujdes, duke vlerësuar mundësinë e pranimeve në atë degë, pasi kuotat mund të jenë ezauruar.

KUR PËRFUNDON LISTA

Udhëzimi i ministrisë i jep zgjidhje situatës kur përfundon lista e fituesve me zhvendosje­n e vizës së kuqe në një kohë që ka ende kuota të paplotësua­ra. Gjithçka nis nga fillimi. Kështu, nëse një kandidat nuk rezulton fitues në degën më të preferuar e ndërkohë ka humbur edhe mundësinë për t’u shpallur fitues në një tjetër, rikthimi i listës nga fillimi ua jep shansin të kthehen në garë. “Në rast se pas çdo faze konstatohe­n kuota të paplotësua­ra, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Për programet e studimit me kuota të paplotësua­ra, të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhës­e, të cilët nuk rezultojnë të regjistrua­r në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëv­e për raundin e parë”, thuhet në udhëzimin për regjistrim­et në IAL. Ata që nuk gjejnë vend në universite­t në dy raundet e para, aplikojnë me Formularin A4, për ato pak kuota të mbetura ende bosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania