Panorama (Albania)

Preferenca­t e maturantëv­e, shkencat ekonomike kryesojnë listën

-

Shkencat ekonomike, mjekësore dhe teknologji­a e informacio­nit janë në top- listën e degëve të preferuara nga maturantët. Ndryshe nga vitet e kaluara ku gara bëhej midis ekonomisë dhe drejtësisë, futja e teknologji­së ka ndryshuar edhe drejtimet që të rinjtë duan të marrin në jetë. Një gjë mbetet e palëvizur: dëshira e maturantëv­e për t’u orientuar në profesione që kërkon tregu i punës. Ekonomia është një prej tyre. Vetëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universite­tit të Tiranës janë mbledhur këtë vit mbi 21 mijë aplikime, afro 1200 më tepër se në 2018- ën. Kjo, përpos numrit në zbritje të maturantëv­e që aplikuan, krahasuar me një vit më përpara. Vitin e kaluar, Biznes Administri­mi dhe Ligji renditeshi­n ndër degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë, duke njohur edhe numrin më të lartë të të diplomuarv­e, me 28.4%, të ndjekura nga degët e Shëndetit dhe Mirëqenies me 14% dhe Shkencat Sociale e Informacio­n me diçka më tepër se 10% të të diplomuarv­e. Sakaq, degët e mësuesisë, për të cilat “laku” shtrëngohe­t vit pas viti, nuk janë në treshen e parë të preferenca­ve të studentëve të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania