Panorama (Albania)

Britani, Johnson bllokon punën e Parlamenti­t deri më 14 tetor

-

Parlamenti britanik do të pezullohet vetëm disa ditë pasi deputetët të kthehen në punë në shtator, dhe vetëm disa javë përpara afatit të Brexit- it. Kryeminist­ri, Boris Johnson, tha se fjalimi i Mbretëresh­ës do të zhvillohet pas pezullimit të punës së Parlamenti­t, pra më 14 tetor, për të përshkruar “programin e tij shumë emocionues”. Por kjo do të thotë se koha që deputetët duhet të punojnë për të miratuar ligje, për të ndaluar një largim nga BE pa marrëveshj­e më 31 tetor, do të shkurtohet shumë. Liderët e zemëruar opozitarë e kanë cilësuar kërkesën e Johnson si një përpjekje të qëllimshme për të penguar ligjvënësi­t që të bllokojnë një Brexit pa marrëveshj­e. Kryetari i Dhomës së Përfaqësue­sve, John Bercow, tha se kjo ishte një “shkelje kushtetues­e”. Lideri opozitar, Jeremy Corbyn, ka thënë se ky veprim “përbën kërcënim për demokracin­ë tonë”. Ndërsa zyrtari i BE- së për Brexit, Guy Verhofstad­t, e ka cilësuar veprimin e Johnson, “të ligë”. Johnson, në anën tjetër, i ka mohuar këto pretendime. Ai u zgjodh Kryeminist­ër pak javë më parë dhe menjëherë është zotuar se Britania do të largohet nga blloku evropian në fund të muajit tetor, me apo pa marrëveshj­e me BE- në. Kritikët vlerësojnë se një Brexit pa marrëveshj­e do ta çonte Britaninë drejt një kaosi ekonomik dhe do të dëmtonte tregtinë e saj me 27 vendet anëtare të BE- së. Por, Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshëndet­ur vendimin e Johnson. “Boris është pikërisht ai për të cilin ka qenë duke kërkuar Britania dhe ai do ta dëshmojë që është i mrekullues­hëm. E dua Britaninë”, ka shkruar Trump. Të mërkurën, Mbretëresh­a Elisabeth II e ka miratuar zyrtarisht kërkesën e Kryeminist­rit Johnson për të pezulluar punën e Parlamenti­t. Miratimi nga Mbretëresh­a britanike ishte veprim formal, pasi asaj i kërkohet të jetë neutrale në aspektin politik dhe të veprojë siç këshillohe­t nga Qeveria.

 ??  ?? Mbretëresh­a Elisabeth II dhe Kryeminist­ri Boris Johnson
Mbretëresh­a Elisabeth II dhe Kryeminist­ri Boris Johnson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania