Panorama (Albania)

Daka: KQZ nuk hedh asnjë hap pa pasur paratë për punën organizati­ve

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcaktuar 6 tetorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzako­nshme në Kosovë, pas dorëheqjes së Kryeminist­rit Ramush Haradinaj dhe shkrirjes së Kuvendit. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë të qartë se mungojnë burimet financiare për të organizuar këto zgjedhje. Kryetarja e KQZ- së në Kosovë, Valdete Daka, tha se institucio­ni që ajo drejton, nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimi­n e zgjedhjeve pa alokimin e parave të nevojshme nga Qeveria në largimin e Republikës së Kosovës. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Daka tha se KQZ- ja, menjëherë, një ditë pas shpalljes së datës zyrtare të zgjedhjeve, ka bërë kërkesë zyrtare për alokimin e parave të nevojshme për organizimi­n e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re të 6 tetorit. Ndërkaq, në rast të vonesave eventuale, KQZ- ja, sipas saj, nuk merr ndonjë përgjegjës­i për mbarëvajtj­e të mirë të zgjedhjeve. “KQZ nuk mund të ndërmarrë asnjë hap pa i pasur paratë e alokuara. KQZ- ja nuk mund të marrë përgjegjës­i për vonesa, për mosmbarëva­jtje të zgjedhjeve. Sepse ne, që në ditën e parë dhe që nga momenti kur Kryeminist­ri ka dhënë dorëheqje, kemi treguar se meqë ( 2019) nuk ka qenë vit zgjedhor, KQZ nuk ka mjete për organizimi­n e zgjedhjeve”, tha ajo. Buxheti i planifikua­r për organizimi­n dhe mbajtjen e procesit zgjedhor llogaritet të jetë rreth 6 milionë euro. Ministri në largim i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, tha në “Radio Evropa e Lirë” se të gjitha paratë e nevojshme për organizimi­n e zgjedhjeve janë, por nuk mund të barten pa sqarimet juridike. Hezitimi i Ministrisë së Financave që t’i alokojë mjetet e nevojshme KQZ- së, ndërlidhet me kërkesën që Kryeminist­ri në largim, Ramush Haradinaj, i ka drejtuar Gjykatës Kushtetues­e me të cilën ka kërkuar interpreti­min e funksionev­e të qeverisë pas dorëheqjes së tij. Përderisa nuk ka ende një aktgjykim apo vendim të Gjykatës Kushtetues­e, Ministria e Financave nuk po i ndan KQZ- së buxhetin e nevojshëm për zgjedhjet e 6 tetorit. Por, Daka thotë se përderisa Qeveria pret vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për ndarjen e buxhetit, edhe KQZ- ja nuk mund të marrë asnjë veprim organizati­v. Gjykata Kushtetues­e e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kërkesës së Kryeminist­rit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili e ka deponuar kërkesën e tij në këtë Gjykatë, më 29 korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania