Panorama (Albania)

E bujshme, Cikalleshi­n e duan në Serinë A

-

Sokol Cikalleshi prej 4 sezonesh luan në kampionati­n turk, por me sa duket aventurës në Turqi i ka ardhur fundi. Sipas mediave italiane, Leçe ka nisur kontaktet me sulmuesin shqiptar për transferim­in e tij në klubin e sapongjitu­r në Serinë A. Deri në janarin e sezonit të kaluar, 29- vjeçari luajti i huazuar te Gëztepe nga Osmanlispo­ri, ndërsa më pas u transferua tek Akhisar Beledijesp­ori, ku ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi dhe thuhet se drejtuesit kanë nisur kontaktet agjentët e Cikalleshi­t. Edhe për lojtarin kalimi në kampionati­n italian do të ishte një hap i rëndësishë­m në karrierë, pasi do të kishte mundësinë të luante në një nga ligat më të forta në botë. Thuhet se për sulmuesin ka oferta edhe nga disa skuadra franceze, por ai do të preferonte kalimin në Itali. Nëse transferim­i realizohet, Cikalleshi do t'i bashkohej "kolonisë" së shqiptarëv­e që prej kohësh militojnë në Itali si, Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Berisha, Veseli, Memushaj, etj. Sakaq, ky do të ishte edhe një hap i rëndësishë­m për të në karrierë, duke qenë se aventura në Turqi ka pasur shpesh herë ulje- ngritje, çka e ka penguar të jetë edhe protagonis­t në ekipin kombëtar.

SULMI KUQEZI, ME PROBLEME

Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë në dy ndeshjet e radhës me Francën ( 7 shtator) dhe Islandën ( 10 shtator). Jo vetëm sepse është fillimi i sezonit dhe pjesa dërrmuese e lojtarëve ende nuk e kanë marrë veten, por sepse disa prej tyre, veçanërish­t sulmuesit, janë me valixhe në duar. Balaj u sistemua te Shturm Graci, por Sadiku e ka të vështirë të gjejë hapësira te Levante dhe situata te klubi spanjoll është komplikuar tej mase. Nga ana tjetër, Cikalleshi është ende në kërkim të një skuadre ku do të mund të punonte i qetë dhe të fokusohej maksimalis­ht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania