Panorama (Albania)

Ziejnë goglat e Champions- it, CR7 rrezikon Realin

Sot ora 18: 00 shorti i grupeve, ndahen edhe çmimet e UEFA- s

- TIRANE

Liverpuli, Reali, Leverkusen­i, por edhe Siti, Reali, Lajpcigu.

Janë kundërshta­rët më të vështirë të mundshëm për Atalantën dhe Interin, që sot, së bashku me Juven dhe Napolin, do të njohin kundërshta­rët e fazës së grupeve në Champions. Cila do të jetë pasuesja e Liverpulit? Pas përfundimi­t të eliminator­eve, Europa u njoh mbrëmë me 32 ekipet finaliste të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve, që do të mësojnë kundërshta­ret e tyre gjatë ceremonisë në "Grimaldi Forum" të Montekarlo­s. "Mina me sahat" është Reali i Zidanit, që ndodhet në vazon 2 dhe që të gjitha urojnë ta shmangin. Sezonin e fundit ishte një finale e gjitha angleze, mes Liverpulit dhe Totenhemit. Dhe me triumfin e Çelsit në Ligën e Europës, do të jenë tre anglezet koka grupi. Pritet për t'u parë nëse këtë herë futbolli i Premier Ligës do të konfirmohe­t supremaci e parë, apo do të rikthehet në modë spanjollet. Pastaj janë ekipet që kupa me veshë po u kthehet në fiksim, si PSG dhe Siti që nuk e kanë fituar kurrë, apo Juventusi, që suksesin e fundit kujton 1996- ën, kur në "Olimpico" të Romës mundën me penallti Ajaksin. Prej asaj dite, bardhezinj­të kanë shkuar në finale 5 herë të tjera, duke dalë gjithnjë kokulur. Një rekord që po shndërrohe­t në mallkim. Por CR7 ka ardhur pikërisht për ta prishur atë. Dhe nëse nuk e bëri në vitin e parë si juventin, portugezi do riprovojë. 34- vjeçari rrezikon të përballet me ish- skuadrën e tij që në fazën e grupeve.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo. Në të parën do të jenë tre anglezet, me Liverpulin kampion, fituesin e Ligës së Europës, Çelsin dhe kampionen e Anglisë, Sitin. Pastaj 5 ekipet e tjera kampione: Barcelona ( Spanjë), Juventus ( Itali), Bajern ( Gjermani), PSG ( Francë) dhe Zenit ( Rusi). Jashtë kësaj vazoje, rekordmeni­a e kompeticio­nit, Reali ( 13 trofe), që do të renditet në vazon e dytë, atje ku në bazë të koeficient­ëve të UEFA- s do të jetë edhe Napoli, që në këtë mënyrë do ta shmangë përballjen në fazën e grupeve me Ramosin me shokë. Në të njëjtën vazo, janë edhe rivalë që duhen shmangur, si Totenhemi, Atletiko, Dortmundi dhe Benfika. Interi, që në nivel kontinenta­l

Rregullorj­a -

duhet të rikthejë emrin e saj ( por që mbetet skuadra e fundit që ka triumfuar në 2010), do të jetë në vazon e tretë. Edhe këtë vit, do të jetë në fuqi ligji se në çdo grup nuk do të ketë skuadra nga i njëjti vend dhe e njëjta gjë vlen edhe për ruset dhe ukrainaset që kanë kërkuar të ndahen prej problemeve diplomatik­e.

Por sot në shtëpinë e UEFA- s do të ndahen edhe çmimet e lojtarit më të mirë të sezonit 2018- 19, për të cilin garojnë Ronaldo, Mesi dhe Van Dajk. Vlerësim edhe për më të mirin e Ligës së Europës ( sezonin e shkuar e fitoi Grizman), ndërkohë që do shpallet edhe formacioni më i mirë i sezonit të shkuar. Ceremonia e shortit të fazës së grupeve të sezonit 2018-' 19 të Ligës së Kampioneve nis sot në orën 18: 00. Ai mbahet në pallatin "Forum Grimaldi" të Montekarlo­s.

Çmimet -

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania