Panorama (Albania)

Sarri tërbon Juventusin, fotografoh­et me cigare

-

As të qenit sëmurë rëndë në mushkëri nuk e ndalon Mauricio Sarrin. Trajneri i Juventusit nuk e ka humbur dhe as që ka ndërmend ta frenojë vesin e tij si duhanpirës. Edhe pse stafi mjekësor i klubit bardhezi ka qenë shumë i kujdesshëm me 60vjeçarin, është ky i fundit ai që duket se po "udhëton" kundër rregullave që i ka vënë klubi, për të qenë më i kujdesshëm me shëndetin e tij, duke parë se gjendja e rënduar i mohoi që të udhëtonte në Parma. Për të rritur disi tonet në radhët e kampionëve të Italisë ka qenë një foto e publikuar dje në faqet e "Corriere della Sera". Një tifoz i Juves ka rastisur në rrugë trajnerin Mauricio Sarri, duke i kërkuar një foto këtij të fundit, por pavarësish­t mirësjellj­es së treguar nga ish- tekniku i Çelsit, detaji që ka bërë të nervozojë drejtuesit dhe mjekët e Juves ka qenë paketa e cigares dhe çakmaku në dorën e Sarrit, e cila tregon se pavarësish­t sëmundjes në mushkëri, ai as që ka ndërmend të frenojë duhanpirje­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania