Panorama (Albania)

Interi në delir, mbërrin Aleksis Sançez

-

Ishte ora 16: 00 kur avioni i ardhur nga Mançesteri është ulur në aeroportin "Malpensa" të Milanos. Aleksis Sançez i veshur "casual" është përshëndet­ur me afro 100 tifozë interistë, të cilët ndodheshin jashtë terminalit për t'i uruar mirëseardh­jen kilianit. Ata nisën të brohorisni­n emrin e tij dhe ai nuk ngurroi t'i përshëndes­te. 30- vjeçari është larguar më pas në drejtim të qytetit. Entuziazmi i tifozëve zikaltër ka qenë i madh, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugët e qytetit, ku kanë ndjekur lojtarin në çdo lëvizje që ai kryente. Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim në Mançester, Sançez shfaqet i buzëqeshur duke treguar se kishte bërë zgjedhjen e duhur për t'u rikthyer në kampionati­n italian, që duhet thënë se tani është bërë më tërheqës se kurrë. Lojtari do të mbajë veshur fanellën me numrin 17. Mund ta quajmë një Inter të tërbuar në merkato, pasi dita nisi me konfirmimi­n për blerjen e mbrojtësit të majtë të Fiorentinë­s, Kristiano Biragi, i cili gjithashtu mbërriti dje në Milano. Ardhja e Aleksis i ka vënë "kapakun" një pune të shkëlqyer të administra­torit Xhuzepe Marota, që për asnjë moment nuk tregoi shqetësime mbi sfumimin e bisedimeve, por ka arritur të mbyllë me sukses një tjetër goditje të madhe, e cila do ta rikthejë kilianin në Serinë A pas 9 vitesh. Në të njëjtën kohë, Milano zikaltër do të ribashkojë ish- dyshen e sulmit te "djajtë e kuq", Sançez- Lukaku. Të lodhur edhe nga kapriçot dhe forma e dobët e shfaqur në "Old Trafford", ditën e djeshme drejtuesit e Junajtid kanë hequr një tjetër barrë nga shpatullat, por duke bërë të lumtur popullin zikaltër, i cili ndoshta do ta përqafojë sot 30- vjeçarin, ndërsa për të enjten pritet prezantimi. Për sa u përket shifrave, Marota ka bërë një kryevepër, duke qenë se për futbollist­in nuk do të paguhet asnjë qindarkë, por në të njëjtën kohë nuk do të ketë as një klauzolë që do ta detyrojë Interin për blerjen e detyrueshm­e. Marrëveshj­a përfshin vetëm një huazim me të drejtë blerjeje, por me klubin milanez që do të marrë përsipër të paguajë 50 për qind të pagës, e thënë ndryshe 5 ose 6 nga 12 milionët neto, pa bonuse, që ai fiton në Mançester.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania