Panorama (Albania)

Duro: Skuadra më ngroh, merkaton e mbyllëm

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur për triumfin e arritur në sfidën ndaj Flamurtari­t. "Më gëzon fitorja. Qoftë edhe loja, edhe rezultati. Mbas ndeshjes duket gjithçka e lehtë. Ne trajnerët e dimë që këto janë ndeshje të vështira. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Përgjegjës­ia ishte shumë më e madhe te ne, sepse duhet fitorja. E rëndësishm­e është që dominuam gjatë 90 minuta. Është herët të flasim për titull. Janë 2 ndeshjet e para. Është pozitive që kemi marrë 6 pikë. Kampionati është shumë i gjatë. Skuadra po në ngroh. Nuk ka rëndësi para kujt jam. Sot je mirë, nesër s'je. Nuk mund të mendosh për objektiva në këto momente. Obanor? Na ka qetësuar shumë. Me ikjen e Cuculit u bë një gropë. Me insistim kërkova një mbrojtës me këmbën e majtë. E pashë në video, më pëlqeu. Isha i frikësuar në ndeshjen me Partizanin. Kisha frikë për ndonjë gafë. Është lojtar i qetë dhe pozicional. Et'hemi është gjithmonë problemati­k me daljet vertikale. Ishte ai që depërtonte. Ishte lojtari kryesor. S'e kam fare problem bollëkun e futbollist­ëve. Nuk kam nevojë më për lojtarë. E rëndësishm­e është të vijnë në gjendje optimale, Abazaj dhe Gavazaj. Në qoftë se rezultatin do ta zgjidhja që pjesën e parë, do ta ndërroja që pjesën e parë, sepse ka shpenzuar shumë", tha trajneri pas ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania