Panorama (Albania)

Telushi: Preferoj të jem "ushtar" te Partizani

-

Partizani është zgjuar dhe me trepikëshi­n e marrë dje ndaj Luftëtarit, ka nisur betejën për mbrojtjen e titullit.

Fitorja e djeshme ka vlera të mëdha statistiko­re, ku pas 22 viteve, "demat" arrijnë të thyejnë tabunë e transfertë­s së Gjirokastr­ës. Para takimit të djeshëm, suksesi i fundit i Partizanit në Gjirokastë­r datonte më 22 nëntor 1997, kur të kuqtë fituan 1- 0 me gol të Leonard Perloshit. Kësaj radhe i ka mjaftuar goli i Bruno Telushit, shënuar me kokë në minutën e 15- të, që Partizani të thyente makthin e Gjirokastr­ës, si dhe për të marrë trepikëshi­n e parë në kampionat. Skuadra e Lerdës e ka nisur sezonin në mënyrë identike me Partizanin e vitit të kaluar, të drejtuar nga Skënder Gega dhe që në fund u shpallën kampionë. Para një viti, të kuqtë e nisën kampionati­n me humbjen 1- 0 në Korçë, ku mundeshin 1- 0 me gol të Muzakës me penallti. Në javën e dytë fituan në transfertë­n e Kamzës me gol të Bruno Telushit. Edhe starti i këtij edicioni është identik, pasi në premierë u mundën nga Kukësi me penalltinë e Shkurtajt, ndërsa dje fituan 1- 0 në transfertë­n e Gjirokastr­ës me gol të Telushit. Takimi i djeshëm nuk pati shumë histori, pasi goli i shpejtë i mesfushori­t vlonjat e ktheu sfidën në një ritëm më të ulët se ndeshjet stërvitore. Partizani më shumë mendoi të qarkullojë topin duke e ulur ritmin e lojës, edhe për faktin se përballë kishte një kundërshta­r modest. LAÇI- SKËNDERBEU 1- 2

Ky Skënderbe nuk rrëzohet kollaj nga kali. Shkon aty në buzë të greminës, por sërish ringrihet dhe i befason të gjithë. Pa përmendur vështirësi­të e shumta në prag të kampionati­t, mjafton të shohim ndeshjen e djeshme për të kuptuar të gjithë situatën. Duket sikur kjo skuadër ka "shtatë shpirtra". Ilir Daja luan në mbrojtje me dy mesfushorë, Ditën dhe Pollozhani­n dhe me Gjergji Muzakën si shkatërrue­s. Bën një pjesë të parë për t'u harruar, pëson gol dhe dominohet totalisht nga Laçi. Pastaj si me magji dominon rivalin në fraksionin e dytë të ndeshjes, shënon 2 gola dhe merr 3 pikë shumë të rëndësishm­e në një fushë të vështirë si ajo e kurbinasve. Goli i Nuabuezes nuk mjaftoi për të besuarit e Starovës, të cilët u përmbysën nga dy perlat e Bregut dhe Oto Xhonit. Pas dy javësh kampionat, korçarët e shohin veten me gjashtë pikë, ndërsa Laçi ka pësuar dy humbje dhe nisja ka qenë për t'u harruar. BYLIS- VLLAZNIA 0- 0 Në një atmosferë të vakët, për shkak të një numri shumë të vogël tifozësh, edhe për shkak të orarit të papërshtat­shëm dhe në temperatur­a që shkonin në 37 gradë, takimi Bylis- Vllaznia, me dy skuadra që janë rikthyer në Superiore në sezonin e shkuar si kryesuese të grupeve respektive në Kategorinë e Parë, është mbyllur në barazim 0- 0. Ka qenë një duel i dyluftuar, me të dyja ekipet që e kërkuan golin gjatë 90 minutave, por që nuk shënuan. Bylisi merr pikën e parë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e katër pikëve, duke qenë se në javën e parë mundi Laçin në fushën e vet… FLAMURTARI

KUKËSI 0- 3 Kjo ishte një javë më shumë se interesant­e. Jo vetëm për mënyrën sesi shkuan rezultatet, por edhe për ata që gjetën rrugën e rrjetës. Në 4 ndeshje të së mërkurës, 4 gola i bënë... vlonjatët. Vetëm Oto Xhon doli jashtë "isos labe". Dejvi Bregu ndryshoi fatet e takimit së Skënderbeu­t në Lacc, Telushi i dha fitoren Partizanit në Gjirokastë­r dhe Shkurtaj bëri ligjin për llogari të Kukësit në Vlorë. Por ndërkohë, vetë Flamurtari pas 180 minutash nuk ka asnjë pikë, nuk di të shënojë dhe dergjet në fundin e renditjes. Verilindor­ët i mposhtën me shifrat 0- 3, ndërsa veç dopietës së "gjahtarit" Vasil Shkurtaj, mendoi debutuesi Kristal Abazaj që të detyronte Olsi Gocajn të bënte autogol dhe vendoste "vulën" këtij 90- minutëshi në stadiumin "Flamurtari". Skuadra e Shpëtim Duros, pas dy fitoreve radhazi, ka marrë zyrtarisht komandën ( me pikë të barabarta me Skënderbeu­n).

Lojtari më i mirë në sfidën mes Luftëtarit dhe Partizanit u shpall Bruno Telushi, i cili ishte edhe autori i golit të vetëm të sfidës, që u dha 3 pikët "demave të kuq". "Kampionati ka nisur njësoj si vjet. Humbëm në Korçë me një penallti dhe më pas në javën e dytë shënova gol në Kamzë. Edhe këtë vit, humbëm me penallti dhe në takimin e dytë kam shënuar unë. Goli i sotëm është i thjeshtë, i dha 3 pikët ekipit dhe ndihem mirë për këtë pjesë. Janë bërë shumë ndryshime në ekip dhe skema është e re. Do dhe ajo kohën e vet që të gjithë të kenë formën më të mirë. Kalova një dëmtim jo të lehtë, por nga ndeshja në ndeshje po rritem tek ana fizike. Shpresoj që edhe çunat që kanë ardhur, të gjejnë formën e tyre më të mirë, sepse ekipi do ngrihet shumë. Edhe vlonjat, edhe ' ushtar'? Unë gjithmonë bëj rolin e ushtarit. Kush të shënojë më shumë, nuk ka problem. Rëndësi ka ekipi të fitojë", tha heroi i fitores së Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania