TAKIMET ME METËN, RAMËN E BASHËN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Prej dy ditësh, në Tiranë është nënkryetar­ja e Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU në Bundestagu­n gjerman, Katja Leikert, e cila ka zhvilluar takime me disa prej krerëve të politikës shqiptare. Ajo ka zhvilluar një takim me Presidenti­n Meta dhe me Kryeminist­rin Rama. Krahas kësaj, në axhendën e zyrtares gjermane ishte edhe kryedemokr­ati Basha, me të cilin zhvilloi një takim në selinë blu. Pas takimit të zhvilluar në selinë e PD- së, Lulzim Basha dha një konferencë për shtyp, ku tregoi se opozita është e angazhuar për zgjidhjen e krizës politike duke mirëpritur ardhjen e zyrtares së lartë të Bundestagu­t gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.