Panorama (Albania)

MALKO U PËRFSHI NË NJË KONFLIKT NË LOTO PËR BORXHIN 1 MIJË EURO

-

Personi që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Tiranë, 26- vjeçari Santjago Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 3 në Tiranë. Dy vëllezër dhe ish- polici Malko u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik, në rrugën "Islam Alla", vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 14 prill 2016 dhe burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Policia e Tiranës tha në atë kohë se shërbimet e Komisariat­it nr. 3, të mbështetur­a nga Njësia "Shqiponja", parandalua­n një ngjarje të rëndë kriminale dhe shoqëruan 3 protagonis­tët e përfshirë në konfliktin e ashpër fizik. Gjatë ndërhyrjes në lokalin e basteve ku po ndodhte konfrontim­i midis dy vëllezërve dhe ish- policit, shërbimet e rendit sekuestrua­n edhe një pistoletë tip "Bereta", që dyshohet se i përket ish- kolegut të tyre, Santjago Malko. Të paktën kështu kanë deklaruar dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi gjatë intervisti­mit paraprak në Komisariat­in nr. 3, ku u mbajtën të ndaluar. Nga ana tjetër, Malko, në atë kohë 23 vjeç, nuk kishte pranuar që arma ishte e tij, por pa dhënë shpjegime të tjera, pasi po merrte mjekim në Spitalin e Traumës. Nga të dhënat paraprake që siguroi Policia, dyshohej se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një shume prej 1 mijë eurosh, që dy vëllezërit duket se ia kishin borxh Santjago Malkos dhe nuk ia kishin kthyer.

 ??  ?? Pistoleta e sekuestrua­r në vitin 2016
Pistoleta e sekuestrua­r në vitin 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania