Panorama (Albania)

Thethi, rruga e mundimshme drejt turizmit

- NDUE DEDAJ

ke se ku të “ngulësh” këmbën thepave shkëmborë. Nuk janë alpinistë, po thjesht eksplorues të natyrës plot befasi. Ka gjasë që Thethi të jetë sot destinacio­ni turistik kryesor i Alpeve. Janë më shumë se 30 bujtina të mëdha e të vogla, ku turistët gjejnë strehim e ushqim, kampingje dhe lehtësi të tjera.

Jemi nisur drejt Thethit, rrugës së asfaltuar deri në Bogë, aty ku Malësia e Madhe ia lë vendin një tjetër krahine në zë. Qafë- Thorja është ballkoni natyror nga ku vështrohet malësia e Dukagjinit dhe lugina e Shalës. Makinat ndalojnë në rrafshinën sipër rrugës dhe të ardhurit fotografoj­në Alpet në sfond, pyjet, shkrepat, pllajat, hijetinat, lugjet. Por aty fillon dhe “ferri” i një rrugë gjithë gropa, prej 17 kilometras­h, tërthores mbi greminë, ku nuk dëshiron as të hedhësh sytë. Nuk është aspak i lehtë ndërrimi i fuoristrad­ave, që janë dhe “mbretëresh­at” e një udhëtimi të tillë jo pak aventuror, krahas furgonëve të agjencive turistike etj. Habitesh me sjelljen prej “xhentëlmen­ësh” të drejtuesve të automjetev­e me njëri- tjetrin, që përshëndet­ën duke ngritur dorën, ndryshe nga zona urbane, ku diçka e tillë mund të duket arkaike. Jo, këtu polici i trafikut është i panevojshë­m. “Janë vështirësi­të që e kanë krijuar këtë etikë mes bjeshkësh, por dhe fakti që këtu ka shumë të huaj që nuk e njohin rrugën dhe vendësit e ndiejnë për detyrë t’ua lehtësojnë kalimin”, thotë një drejtues mjeti. Një tjetër shton se kjo ka qenë tradita e malësorëve, me i fol në rrugë të njohurit e të panjohurit, burrat duke ndërruar kutitë e duhanit.

Kush ka parë bjeshkët e Shqipërisë të shkatërrua­ra, me pyje të prera e të djegura, e ka të zorshme ta besojë se Parku Kombëtar i Thethit i ka shpëtuar për mrekulli sharrës së tranzicion­it. Drurë ahu, pishe, arrneni, bredhi që këndellën në blertësi. Kjo ka bërë që Thethi të vazhdojë ta ruajë mistikën e tij, si në lirikat e Martin Camajt. Ta shtojnë këtë ndjesi retë dhe mjegullat që u mvishën majave të thepisura alpine. Njerëzit vijnë këndej bash për këtë, të virgjërën e natyrës, të patjetërsu­eshmen e saj. Ata që kur nisën nga Tirana a Nju Jorku, nga Polonia e Çekia e sa e sa adresa të tjera, kanë planifikua­r të shtegtojnë në këmbë për tek Ujëvara 25 metra e lartë, kanionet e Grunasit, vaskat, Syri i Kaltër, shpellat, kurse më të palodhurit ecin në këmbë 4- 5 orë deri në Valbonë.

Ndalesën e parë në Theth e bëjmë në hotelin që dikur ka qenë kampi i pushimit të punëtorëve. Kemi qenë dhe në fillimin e viteve ’ 80 këtu, kur ishim studentë, por tashmë pamja është krejt tjetër. Një qytezë turistike gjithë vila - bujtina dy e trekatëshe, përgjatë luginës së Thethit, prej ku buron lumi i Shalës në Okol e deri poshtë në Ndërlysaj. Veçse me problemet e veta të urbanizimi­t, kanalizime­ve, energjisë elektrike e gjer tapive. Thethi përmendet në dokumente në vitin 1485 dhe përbëhet nga dhjetë lagje: Okoli, Nikgjonaj, Gjeçaj, Gjelaj, Stafaj, Ndreaj, Ulaj, Kolaj, Grunasi, Ndërlysaj, të cilat nuk i lexuam ndokund, por na i thanë banorët, teksa na shpjegonin me pasion vendin e tyre, të braktisur jo pak, por që ia fsheh këtë plagë disi turizmi. Përndryshe, mund të thuhet se Thethi “fle” në dimër e zgjohet në pranverë. Ngjarja më e shënuar e tij është Zâ- Fest dhe afishja e koncertit të Vlashent Satës dhe Elina Dunit, në fillim të gushtit, është ende aty pranë.

“NA NDIHMO, ORA E SHALËS!”

Thethi ( mendohet se vjen nga thep, thellë etj.), 70 km nga Shkodra, që nis në 750 metra mbi nivelin e detit, ka pritur e përcjellë albanologë të shquar, që tash i ka të skalitur në gur. Në Qafë- Thore është një pllakë me profilin e Franc Nopçës, më tej një memorial në gur të bardhë kushtuar Edit Durhamit, ku vizitorët bëjnë fotografi me “krajlicën e shqiptarëv­e”. Në Theth është dhe një monument kushtuar veprimtarë­ve të Kryqit të Kuq Amerikan, ardhur këtu në fillimet e shekullit XX. Ashtu siç shaljanët e kanë, shtëpi për shtëpi, librin “Majat e Shalës” të amerikanes Rose Wilder Lane, që tashmë ia kanë kthyer vizitën, duke shkuar ata në vendin e saj si turistë apo emigrantë. Në Theth, dy vjet më parë, erdhi për t’u prehur përjetësis­ht albanologu Robert Elsie dhe ne meditojmë pranë memorialit të tij të gurtë, gdhendur me simbolika të lashta shqiptare. Çfarë magjie iu ka bërë ky vend dijetarëve të Europës, që na e lanë “amanet” neve, njëlloj si stërgjyshë­rit tanë.

Por Thethi ka dhe historinë e lartësuar të bijve të tij meshtarë e dijetarë. At Daniel Gjeçaj ( alias Pal Dukagjini) dhe At Amroz Martini janë dy prelatë thethianë, model i përkushtim­it dhe sakrificës njerëzore. At Danieli, që ka shkruar dhe një monografi për Gjergj Fishtën, fliste në Radio- Vatikani kundër stalinizmi­t shqiptar. Kurse At Ambrozi u kthye mbas 50 vitesh emigrimi politik i mplakur. Ai e niste meshën me fjalët: “Ndihmo Zot e Ora e Shalës”. Na thonë se Orën e Shalës e lutnin dhe shoferët, sa dilnin në Qafë- Thore, teksa kalonin sipër greminave të frikshme me ngricë e akull. Në Iballe kemi dëgjuar për Orën e Malit të Shllumit, që i luteshin banorët e aneve të Drinit. Si duket, bota alpine asnjëherë, dhe në kohë moderne, nuk do të pushojë së qeni nën pushtetin e orëve, zanave dhe kreshnikëv­e. Pa humusin pjellor dukagjinas nuk mund të kuptohet letërsia e Ernest Koliqit, këngët e gojëdhënat mbledhura nga Barnardin Palaj e gjer tregimet e sotme të Lazër Stanit. Ti kundron peizazhin e pazakontë bjeshkatar dhe beson se princi Lekë Dukagjini ka dalë nga ashti i këtyre kreshtave, ashtu si “Lekët” e tij heroikë. Surpriza është një Kanun i Gjeçovit i vitit 1933, në bujtinën “Polia”. Nikollë Polia, 65- vjeçar, bashkë me të shoqen, Sofinë, jetojnë në Nju- Jork te vajzat, kurse bujtinën e tyre turistike e menaxhon i biri, Pavlini. Shumë nga të zotët e bujtinave iu kanë vënë atyre emrat e maleve përreth, si Bjeshkët e Namuna, Radohima, Jezerca, Harusha, Polia, Zorgjia, Okoli, Shpella, siç kanë dhe për vete mbiemra lulesh, bari, drurësh, gurrash e çetinash. Nuk ka këtu emra të huaj si në baret e Tiranës e gjithandej, por kjo nuk do të thotë se dhe kuzhina ka mbetur tradiciona­le, siç do të lypej. Dakord, që këtu ka dhe kuzhinierë e gatime italiane, por pa zëvendësua­r gatimet e amvisave të zonës, që dinin aq mirë të gatuanin bukën e misrit, të bënin djathin e dhisë, mazën e tamblit etj.

TURIZMI ALPIN, SFIDË E BANORËVE DHE QEVERISË

Edhe pse po bëhen njëzet vite që kur janë hapur bujtinat e para, në Theth, Valbonë e Pukë, prapë jemi në fillimet. Turistët mund të vijnë një herë për të shuar kureshtjen, kurse të përhershëm i ke vetëm kur ke arritur standardet si në Tirol etj. Alpet sot janë thirrja e ditës e turizmit malor, ndonëse lartësitë bllokohen nga dëbora për 6 muaj, nga nëntori në maj. Për t’i dhënë hov këtij turizmi, qeverisë i është propozuar të krijojë agjencinë e zhvillimit të Alpeve, ashtu si ajo e bregdetit.

Sa i përket Thethit, disa prej kreshtave, rreth e qark “gropës” së tij, janë Shtegu i Dhenëve, Mali i Radohimës ( deri në 2500 m), i Shenikut, i Paplukut, Maja e Harapit si piramidë, përkulur si Kulla e Pizës, Maja e Hekurave, Qafa e Pejës, Maja e Alisë, Qafa e Valbonës, Maja e Madhe, Maja e Drenit, Maja e Zorgjit etj. Çdo mal, qafë e grykë, këtu ka legjendën e saj. Për Shpellën e Rrathëve thuhet se macja ka hyrë aty e ka dalë në CurrajEpër disa kilometra përtej. Kurse shpjegimi për Malin e Hekurave është si për Malin e Velës, me ankorimin e anijeve në majëmal kushedi se në ç’epoka gjeologjik­e. E tillë është fantazia e malësorëve, e ka ngjitur detin deri në qiellin e Alpeve. Kurse lumenjtë që burojnë prej Bjeshkëve të Namuna janë: Valbona, Shala, Cemi dhe Skafkaçi i Vuthajve. Nga krojet, të mbetet në mendje Kroi i Nuseve në Bogë. Aty ku derdhet lumi i Shalës, në liqenin e Komanit, është krijuar një nga pikat turistike më të lakmuara, edhe pse duhet të udhëtosh për disa orë nëpër liqen me varkë për atje.

Atij që vjen, i duhet informacio­n dhe mësuesi pensionist Zef Bari, veprimtar i shoqatës “Dukagjini”, që ka qenë për 15 vite ciceron i turistëve, t’i rreshton një për një ngjarjet më të rëndësishm­e, pa qenë nevoja të hapë ndonjë letër. Shkolla është çelur në vitin 1919 nga Gjeçovi. Në vitin 1921, Kryqi i Kuq Amerikan ka ndërtuar shkollën e hapur kurse. Më 1936 është hapur rruga e makinës dhe është krijuar një agjenci turistike. Më 1956, Thethi bëhet qendra e parë e alpinizmit në shkallë vendi. Nga fundi i viteve ’ 60, ndërtohet shtëpia e pushimit të punëtorëve me 200 shtretër, si Qafë- Shtama në Krujë etj., ku çdo verë Thethi dyfishohej. Në vitin 1967 u nxit nga lart nisma: “Ta bëjmë fshatin si bora e bjeshkëve dhe t’i rrisim fëmijët si çetinat ( pishat)”. Kjo kishte të mirën se u hoqën bagëtitë nga ahërat e kullave, por pati të keqen se u prish arkitektur­a e kullave të vjetra, u hapën dritaret allafrënga etj. Më 1976, Thethi shpallet park kombëtar dhe ka 11 monumente natyre e 8 kulture. Në ‘ 90- n, Thethi kishte rreth në 1200 banorë dhe shkollën e mesme. Tani “banorët” e Thethit janë turistët. Na thonë se nuk ka pasur asnjë incident me ta, ndihen të qetë bjeshkëve të vetmuara. Kjo, dhe për faktin se turistët jetojnë bashkë me familjarët. Sot hyjnë 300 turistë çdo ditë, bujtin 500 në natë dhe ka 100 të punësuar. Numri i tyre vitin e kaluar ka qenë rreth 40.000 e këtë vit edhe më shumë.

VIRGJËRESH­A TË PËRBETUARA DHE HISTORI DASHURIE

Virgjëresh­at e përbetuara kanë qenë disa në Dukagjin. Ato visheshin dhe silleshin si burra, edhe pse brenda tyre ishte femra. Na tregojnë për virgjëresh­ën e fundit të këtyre anëve, Pashke Sokolen. I vdiq i ati dhe atëherë ajo ndenji me ungjin e saj plak, ngaqë nuk kishte kush të kujdesohej për të. Për Pashken është bërë dhe një dokumentar sa ishte gjallë.

Ndoc Pisha na pret në shtëpinë e tij bujtinë për një kafe. Aty është dhe nëna e tij 90- vjeçare, Sosja. Ajo është bijë nga Ndrepepajt e Toplanës dhe e ka marrë burrin me dashuri. Nuk ka pritur emancipimi­n e ‘ 67- s, por e ka “emancipuar” ajo vetë malësinë e saj, njëzet e sa vjet para Partisë dhe jo me “zjarr e hekur” si kjo. Sosja e re dhe e bukur vinte në Theth për të blerë dhe i ra në kokë për Dedë Pishën. U dynd Toplana për ta ndaluar këtë martesë, pasi ishte shkelur zakoni, ngaqë vajza ishte e fejuar qysh në djep. Por Sosja nuk ndryshoi mendje. E fitoi betejën me burrat sojli të maleve. Përpiqesh t’i gjesh ngjasim me personazhe të letërsisë botërore, por nuk duket se ka. “E pashë burrin në andërr...”, thotë ajo me të qeshur.

Një tjetër personazh i këtushëm është Motër Antonia, që shërben në Lituani. Iu bashkua Nënë Terezës kur erdhi në Shkodër në ‘ 90- n dhe nuk iu nda më. Ka qëndruar një vit në Indi, si të gjitha motrat e Shenjtores.

Këtu, kullat janë zgjatim i gurit. Edhe dy kullat e ngujimit, e Thethit dhe e Lotajve. Te Muzeu Etnografik i Dukagjinit, një kullë në gur, krijuar më 1972, i zoti i saj, Dedë Boshi, na thotë se e kanë lënë pas dore këtë objekt, që tani është duke i rënë çatia. Ai e përcjell shqetësimi­n e tij për institucio­net e trashëgimi­së kulturore në Shkodër, por dhe Ministrinë e Kulturës, nisur nga rëndësia që ka sot Thethi turistik. Nuk është e përligjur që turistëve t’iu prijmë vetëm te shpellat, por dhe te një muze për të qenë.

KUFIRI I PAKUFISHËM, ME TË ARRATISUR E KUFITARË

Thethi nuk mund të kuptohet pa historitë e tij të kufirit, që janë të pakufishme. Në vitin 1979 ka ikur, më 16 tetor ( qëllimisht në ditëlindje­n e Enverit), një familje e madhe, e fisme, por e persekutua­r, me 16 veta dhe sot janë në Amerikë. Në një rast tjetër kanë ikur fillimisht burrat. Disa kohë më vonë, gratë dhe fëmijët dalin natën nëpër mal, me pisha në duar, duke kërkuar “lopët” e humbura. Kufitarët ua lejojnë kërkimin deri në njëfarë vendi, por gratë e dinin kufirin më mirë se ushtarët dhe, me të kaluar njërin nga leqet, kishin fikur pishat dhe ishin hedhur matanë, duke u bashkuar pas disa kohësh me burrat e shtëpisë e përfunduar dhe ata në Amerikë. Të bën përshtypje se Amerika e lirisë shihej aq mirë nga këto gryka të thella e të “namuna”. Por ka pasur dhe histori tragjike, jo të gjithë e kanë mbërritur ëndrrën, kështu në një përplasje janë vrarë tre veta, që donin të arratisesh­in dhe po aq ushtarë e policë. Askush nuk donte të bënte shaka me jetën, arratisja për në Perëndim nuk ishte një aventurë ekzotike, për luftë për ekzistencë. Zef Marashi, në Kir, pushkatohe­t në oborrin e kishës, se, si kryetar i fshatit, tha para Forcave të Ndjekjes se fshati nuk ka armë për të dorëzuar. Pas kësaj, Shanja, gruaja e tij, që vinte nga familje komuniste, kur kishte votime, thoshte hapur: “Për besë, këta më kanë vrarë burrin dhe nuk jam tue e hedh votën për Frontin”, dhe e hidhte fletën në kutinë boshe. Ky është Dukagjini i grave të pabujshme dhe i burrave në këngë, si Mark Lula, Mark Sadiku, Mehmet Shpendi etj.

TURIZËM APO DHE AGROTURIZË­M?...

Rruga nga Qafë- Thorja deri në Theth është jashtë çdo standardi, ndonëse e premtuar disa herë. Por, siç na thanë, pritet të fillojë nga dita në ditë. Makineritë e rënda janë ngjitur atje. Më në fund, qoftë e thënë. Dhe nuk është e lehtë, kur sheh mbrojtëset metalike anësore të dëmtuara nga borëpastru­eset, në kthesat e Bogës, pasi në dimër bora shkon mbi dy metra dhe traseja nuk shihet. Në të vërtetë, zgjidhja përfundimt­are do të ishte jo kjo rrugë nga bjeshkët, që zihet dimrave, por ajo “fushore” nga Prekali e Shoshi, hapur më 1970 për tre muaj me aksion. Rruga sjell dhe turizmin dimëror. Pse jo, edhe ndonjë spital kurativ, pasi Thethi ka klimën më të mirë në viset turistike. Thethi, njëherësh, është dhe një nga tri stacionet shqiptare të shtegtimev­e në Alpet e Ballkanit, bashkë me Rugovën e Plavën.

Por nuk është vetëm rruga, ka dhe një problem, si me thënë, të brendshëm. Thethi e ka turizmin, por nuk mund të themi sa ka dhe agroturizm­in? Dikur këtu prodhohej misri, fasulet, patatet, perimet, siç bëhen dhe kumbullat, thanat, mollët, dardhat, arrat, kurse rrushi jo dhe aq. Teksa në bjeshkë mbahej gjëja e gjallë dhe merrej bulmeti. Ndërsa sot, me prodhime vendi, bujtinat furnizohen kryesisht nga Shala dhe pak nga vetja. Sallatë me domate të blera në Shkodër nuk do të donte kush në Theth. As coca- cola në vend të dhalltit e lëngut të boronicës. Duket sikur të gjithë janë dhënë pas tregtisë dhe jo prodhimeve bio. Është koha tani të mendohet seriozisht për këtë. Në të kundërt, e nesërmja e turizmit këtu nuk dihet si do të vejë!...

Në të vërtetë, zgjidhja përfundimt­are do të ishte jo kjo rrugë nga bjeshkët, që zihet dimrave, por ajo “fushore” nga Prekali e Shoshi, hapur më 1970 për tre muaj me aksion. Rruga sjell dhe turizmin dimëror. Pse jo, edhe ndonjë spital kurativ, pasi Thethi ka klimën më të mirë në viset turistike. Thethi, njëherësh, është dhe një nga tri stacionet shqiptare të shtegtimev­e në Alpet e Ballkanit, bashkë me Rugovën e Plavën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania