Ndryshimi i kasave fiskale, qeveria drejt shtyrjes së afatit pas 2020

Ministrja Denaj: Qëllimi ynë, finalizimi i projektit në vitin 2021

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - TIRANE

Qeveria mund të shtyjë afatin për "nxjerrjen jashtë loje" të kasave fiskale dhe zëvendësim­in e tyre me faturën elektronik­e.

Ndonëse në projektlig­jin për Fiskalizim­in ishte parashikua­r që ky projekt i ri të niste zbatimin prej 1 janarit të vitit që vjen, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, la të hapur mundësinë për shtyrjen e afatit me qëllim, sipas saj, finalizimi­n në vitin 2021. "Procesi i implementi­mit të projektit të Fiskalizim­it nuk është vetëm janari 2020, por është një proces më i gjatë që finalizohe­t në vitin 2021 dhe përfshin disa marrëdhëni­e: marrëdhëni­et biznes me klientë, marrëdhëni­et biznes me biznes, transaksio­net jo cash që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe marrëdhëni­et biznes me qeveri, me synimin që të gjitha faturat të jenë elektronik­e në vitin 2021. Kuptohet që janari 2020 është komentuar si një proces pak dyshues. Ne mendojmë se gjithsesi do të synojmë për këto hapa dhe gjatë konsultime­ve në vijim të shikojmë se cilat janë arsyet për ta negociuar", u shpreh ministrja gjatë konsultime­ve të zhvilluara dje në Këshillin e Investimev­e.

DENAJ Sipas Denajt, objektivi kryesor i projektlig­jit është ulja e informalit­etit në ekonomi, ndërkohë që synohet përmirësim­i i administri­mit tatimor me qëllim mbledhjen efikase të të ardhurave dhe lufta kundër konkurrenc­ës së pandershme. "Objektivi i këtij projektlig­ji synon thjeshtimi­n e procedurav­e të kontrollit tatimor dhe monitorimi­n më eficient të tatimit, drejtuar ndaj tatimpague­sve me risk; një kontroll më të mirë të transaksio­neve tregtare ndërmjet taksapague­sve; një kontroll më të mirë dhe monitorim të afateve të pagesave ndërmjet tatimpague­sve; si dhe përshpejti­min dhe automatizi­min e proceseve të biznesit".

KONSULTIME­T Drafti i ri është ende në fazën e konsultime­ve me grupet e interesit. Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrj­es, Eduard Shalsi, vuri theksin në përfshirje­n e biznesit në procesin e konsultimi­t publik, pasi, sipas tij, sa më i thjeshtë dhe i qartë të jetë për biznesin procesi i fiskalizim­it, aq më i lehtë do të jetë zbatimi dhe efektet pozitive të tij. "Ka ende pikëpyetje për mënyrën sesi do të funksionoj­ë, ndërkohë që jemi të ndërgjegjs­hëm për efektet e mira që sjell. Duhet ta bëjmë sa më të thjeshtë, të qartë, lehtësisht të kuptueshëm për biznesin. Ne jemi shumë të bindur se sa më i përfshirë ta jetë biznesi, sa më mirë ta kuptojë, aq edhe më e suksesshme do të jetë iniciativa dhe efektet pozitive të fiskalizim­it".

FISKALIZIM­I Programi i ri, që do të zëvendësoj­ë atë aktualin në kasat fiskale, bën të mundur raportimin në kohë reale të çdo transaksio­ni që bën biznesi. Pra, çdo shitje e një produkti nga çdo biznes do të dalë në kohë reale edhe në sistemin tatimor. Adaptimi i kësaj platformë të re elektronik­e do të jetë e detyrueshm­e për më shumë se 160 mijë biznese që operojnë në vendin tonë.

Dje, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.