Depo me armë, biznesmeni fiton lirinë me garanci

Ishte në kërkim prej 1 korrikut, u vetëdorëzu­a tri ditë më parë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Iu gjet depo me armë në një magazinë, lirohet me garanci pasurore biznesmeni nga Elbasani.

Ilir Beko, vetëm tri ditë pas vetëdorëzi­mit në Polici, ka rifituar lirinë. 45vjeçari ka vendosur si garanci një shumë prej 5 milionë lekësh. Gjatë seancës, avokati i tij paraqiti si argument se në armët e gjetura nga një kontroll në magazinën që rezulton në pronësi të Bakos, nuk ka shenja të gishtërinj­ve të biznesmeni­t dhe gjithashtu ai nuk kishte dijeni për praninë e tyre. Pavarësish­t këtij pretendimi, Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, gjë e cila në fund u rrëzua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, duke vendosur që biznesmeni të hetohet në gjendje të lirë. Ilir Beko u vetëdorëzu­a në Polici më 26 gusht, pasi prej 1 korrikut ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Zbulimi i armëve në një prej magazinave që gjendet pranë një pike karburanti “Eldio Petrol” në fshatin Papër të Elbasanit, erdhi gjatë një kontrolli të RENEA- s pas atentatit të ndodhur ndaj dy vëllezërve, Aleksandër dhe Klevin Baho, ku mbeti i vrarë ky i fundit. Atentati ndodhi pikërisht jo shumë larg karburanti­t ku edhe u zbuluan depoja e armatimeve. Fillimisht, Policia mohoi faktin e zbulimit të armëve, ndërsa më pas pezulloi nga detyra katër punonjës të Policisë në Komisariat­in e Cërrikut dhe Elbasanit, ndërsa dy të tjerë u lanë në hetim administra­tiv, pas dyshimeve se kanë dhënë informacio­n në media për zbulimin e armëve. Armët e sekuestrua­ra ishin të kalibrave të ndryshme, ndërkohë që dyshohet se kanë ardhur nga Italia pasi ishin të mbështjell­a me gazeta në gjuhën italiane. Ato rezultojnë armë moderne, të cilat më parë janë përdorur nga forcat e NATO- s dhe nuk dihet se si kanë përfunduar në Elbasan. Bëhet fjalë për 17 armë të kalibrave të ndryshëm, që pas sekuestrim­it u dërguan për ekspertim balistik dhe daktilogra­fik në Institutin e Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nga verifikime­t e para, rezulton se shumica e armëve të sekuestrua­ra janë prodhim nga Francë dhe Belgjika, që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO- s. Mes tyre janë armë të sofistikua­ra, snajper dhe pistoleta me silenciato­r. Por, mes tyre, janë gjetur dhe shtatë kallashnik­ovë dhe një armë gjahu.

Armët e gjetura në magazinën në pronësi të biznesmeni­t Beko

Armët dhe municionet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.