Panorama (Albania)

Kosovë, partitë e kanë nisur tashmë fushatën e 25 shtatorit

-

Partitë politike në Kosovë, të cilat janë duke punuar për krijimin e koalicione­ve të tyre, duket se e kanë nisur “de facto” fushatën zgjedhore. Fushata pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Por, partitë dhe koalicione­t kanë nisur aktivitete­t zgjedhore. Prioritet në platformat e tyre me sa duket është zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i subjektivi­tetit të shtetit, si pika kryesore të përbashkët­a në platformat e deritashme. Sipas mediave në Kosovë, prezantimi zyrtar i platformav­e pritet të ndodhë gjatë fushatës, por partitë politike i kanë tashmë pikat kryesore programore, me të cilat konkurrojn­ë për të marrë besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme katërvjeça­re. “Express” shkruan se Partia Demokratik­e e Kosovës, ka prezantuar si qëllim kryesor kryesisht luftimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Kreu i saj, Kadri Veseli, ka thënë se “Ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsion­it, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme”. Ndërsa Lidhja Demokratik­e e Kosovës ka sulmuar PDK- në, me deklaratën se “ata që e kanë kultivuar korrupsion­in dhe nepotizmin, nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën”. Në programin e saj qeverisës, LDK e ka theksin në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Kandidatja për Kryeminist­re e LDK, Vjosa Osmani, do të fokusohet që nga arsimi e shëndetësi­a, e deri te luftimi i krimit, korrupsion­it dhe kapjes së shtetit, siç është shprehur ajo. Lëvizja Vetëvendos­je nuk ka qenë asnjëherë në pushtet në nivelin qendror. Zyrtarët e këtij subjekti politik thonë se programi i Vetëvendos­jes fokusohet në tri shtylla: shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në garë me Partinë Socialdemo­krate, po punojnë për sovranitet të mëtejmë të Kosovës, por edhe për ekonomi e drejtësi, sipas “Europa e Lirë”.

 ??  ?? Vjosa Osmani, kandidatja e vetme femër për Kryeminist­re në Kosovë
Vjosa Osmani, kandidatja e vetme femër për Kryeminist­re në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania