Panorama (Albania)

Short ferri për Interin, Gjimshiti sfidon Sitin

Zikaltrit sfidojnë Barçën dhe Borusian, sërish Liverpul- Napoli. Reali me PSG- në

-

Qajnë goglat e Montekarlo­s për Interin, që për të kaluar fazën e parë të Ligës së Kampioneve, duhet të lërë pas njërën mes Barcelonës dhe Borusias së Dortmundit, përveç Sllaviës së Pragës.

Shorti i fazës së grupeve rezervoi si për Juventusin, ashtu edhe për Napolin kundërshta­re të forta ( Atletiko e Madridit për kampionët e Italisë) dhe Liverpulin ( kampionen në fuqi të Europës për ekipin e Hysajt), por të paktën në letër kualifikim­i nuk mund të vihet për asnjë moment në dyshim. Buzëqesh Atalanta debutuese ku luan Gjimshiti, pasi do të ndeshet për herë të parë në elitën e futbollit kontinenta­l me kampionët e Anglisë, Mançester Sitin, por emrat e dy kundërshta­rëve të tjerë nuk janë të frikshëm në Grupin C, Dinamo e Zagrebit dhe ukrainasit e Shahtjor Donjeckut. Përveç kënaqësisë së një përballjej­e me futbollin "guardiolia­n", Atalanta, në Grupin C, shpreson të masë forcat me Shahtjorin dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit. Nis nga këtu gara për të ngritur trofeun me veshë të mëdhenj në finalen e 30 majit 2020 në stadiumin olimpik "Ataturk" të Stambollit. Juventusi, vendosur në Grupin D, rigjen Atletikon e Madridit, që e eliminoi sezonin e shkuar në 1/ 8- at, pas fitores 3- 0 në Torino, ndërsa në Madrid ishte mundur 20. Por edhe Bajern Leverkusen­i është një forcë e tretë për të mos u nënvlerësu­ar. Interi, i pozicionua­r në Grupin F, u përball me Barcelonën edhe vitin e shkuar ( humbi 2- 0 në "Camp Nou" dhe barazoi 1- 1 në Milano). Por, rreziku tjetër vjen nga Dortmundi i Vazos së dytë. Edhe Napoli ( Grupi E) gjendet përballë një kundërshta­ri të sezonit të shkuar, Liverpulit. Atëherë fitonin 1- 0 të dyja skuadrat në shtëpi. Përballje interesant­e ofrojnë edhe dy grupe të tjera: në të parin, Reali, kundërshta­ri më i frikshëm i Vazos 2, u shortua me PSGnë, plus belgët e Bryzhit dhe turqit e Gallatasar­ajit. Grup interesant është edhe ai B, ku Bajerni dhe Totenhemi janë favoritet e padiskutue­shme për të prerë biletën në 1/ 8at, me grekët e Olimpiakos­it dhe serbët e Cërvena Zvezdës, që do synojnë të prishin punë. Grupet e fundit, G dhe H, janë si për nga radha, edhe më të lehtët. I buzëqesh fati Çelsit, që gjen Ajaksin, surprizën e sezonit të shkuar, por këtë vit pa dy liderët, De Ligtin dhe De Jongun. Dy ekipet e tjera që plotësojnë Grupin H janë Valencia dhe Lila. Grupi më i ekuilibrua­r në letër do të jetë ai G, ku Zeniti dhe Benfika do të masin forcat me Lionin dhe Lajpcigun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania