Panorama (Albania)

Atentati ndaj ish- mësuesit, dyshime për drogë e vrasje

I riu ka marrë dy plumba pistolete. Dërgohet në gjendje kritike në Tiranë. Sapo ishte kthyer nga Italia, autorët e futën në kurth

- VLORE

Atentat ish- mësuesit, plagoset me dy plumba pistolete. Eljus Thartori u qëllua me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen "10 Korriku", në Vlorë.

36- vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Shqipëri, pasi ka jetuar për disa kohë në Itali. Thartori, sipas Policisë, është qëlluar nga persona të panjohur, pasi e kanë futur në kurth. Kjo sepse autorët fillimisht kanë hedhur një lëndë plasëse në katin e dytë të shtëpisë private të tij. Pasi ka dalë për të parë se çfarë po ndodhte, ndaj Thartorit u qëllua disa herë me pistoletë. Nga plumbat, 36- vjeçari mësohet se ka marrë dy plagë të rënda. Për këtë arsye, pasi u dërgua për ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ka shfaqur komplikaci­one pas ndërhyrjes kirurgjika­le dhe për këtë arsye është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializu­ar.

DËSHMIA Përveç plagëve me armë zjarri, Eljus Thartori ka dhe plagë të shkaktuara nga djegia. Në momentin e parë që hetuesit i kanë marrë dëshmi, 36- vjeçari ka deklaruar se i ka shpërthyer celulari që mbante në dorë. Kjo është e vetmja deklaratë që ka dhënë, ndërsa pritet që të shihet gjendja e tij shëndetëso­re, për t'u rimarrë sërish në pyetje. Ndërkohë, nga Policia konfirmohe­t se ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që Thartori kishte në banesën e tij. Por veç pamjeve të marra nga këto kamera sigurie, mësohet se Policia ka sekuestrua­r edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambiente rreth zonës, ku edhe ndodhi ngjarja, për të parë lëvizjet e autorit. Aktualisht nga Policia konfirmohe­t se deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Bëhet fjalë për banorë të zonë dhe të afërm të të plagosurit, që mund të kenë dijeni mbi atë që ka ndodhur apo që mund të japin informacio­n të vlefshëm për grupin hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

HETIMET Eljus Thartori është një emër i njohur për Policinë e Vlorës. 36- vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje të kryer në vitin 2007 në qytetin e Durrësit. Për këtë krim, ai është dënuar me 10 vite burg dhe ka rifituar lirinë pasi ka kryer ¾ e këtij dënimi. Pas daljes nga burgu, 36- vjeçari arriti që të punësohej si mësues i edukimit fizik në shkollën 9vjeçare në Vlorë "Teli Ndini", pavarësish­t se kjo gjë nuk i lejohej me ligj. Shkarkimi i tij erdhi në vitin 2017, pas denoncimit në një emision investigat­iv. Ndërkohë, pas shkarkimit si mësues, Ejlus Thartori mësohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Nisur nga këto fakte, pista kryesore që po heton Policia lidhet pikërisht me të kaluarën e 36vjeçarit. Nisur nga vrasja e kryer, grupi hetimor po heton nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje që çoi në plagosjen e 36- vjeçarit. Mësohet se Thartori aktualisht jetonte i vetëm në banesë, sipas Policisë, ndërsa autorët dyshohet se i janë vënë prej kohësh në ndjekje. Një tjetër pistë, por më pak e mundshme, lidhet me aktiviteti­n që mund të ketë kryer jashtë vendit. Përfshirja në ndonjë tjetër ngjarje gjatë kësaj kohe është një tjetër pistë hetimi për Policinë, e cila aktualisht ka ngritur një grup hetimor, që po këqyr të gjitha të dhënat e marra në ditën e ngjarjes, por dhe nga kamerat e sigurisë.

 ??  ?? Vendi ku iu bë atentat 36- vjeçarit
Vendi ku iu bë atentat 36- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania