Panorama (Albania)

Negociatat, ministri gjerman: Dy vendet të mos veçohen

Maas: E rëndësishm­e për të ndaluar ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajon

- ARISTIR LUMEZI

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kërkon që çelja e bisedimeve për anëtarësim­in e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt.

Gjermania e sheh çeljen e bisedimeve të anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian si çështje gjeostrate­gjike. Heiko Maas tha gjatë takimit joformal të Helsinkit se vendimi pozitiv do të parandaloj­ë zgjerimin e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në rajon. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kërkoi që çelja e bisedimeve për anëtarësim­in e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian të bëhet sa më shpejt. “Mendoj se Bashkimi Europian ka interes në këtë rajon”, tha kryediplom­ati gjerman, gjatë bisedimeve joformale që u zhvilluan në Helsinki me homologët e tij europianë dhe të Ballkanit Perëndimor. “Çelja e bisedimeve është e rëndësishm­e për të parandalua­r zgjerimin e ndikimit të fuqive të tjera në rajon, që jo domosdoshm­ërisht bien dakord me vlerat tona”, theksoi Maas duke iu referuar hapur Rusisë dhe Kinës. Maas, nga ana tjetër, kundërshto­i idenë e veçimit të vlerësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një linjë me të shkoi ministri i Jashtëm i Luksemburg­ut, Jean Asselborn, si dhe mikpritësi i takimit, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto. “Ndërsa ne të gjithë po flasim për Brexit, harrojmë shumë lehtë se Ballkani Perëndimor ekziston dhe ka vende që do të donin të ishin anëtare të Bashkimit Europian”, theksoi ai. Shefja e diplomacis­ë së BEsë, Federika Mogherini, gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, u shpreh se BE duhet të ketë qasje të qëndrueshm­e sa i përket çeljes së negociatav­e, me vendet e Ballkanit Perëndimor, specifikis­ht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Vendet anëtare treguan një vetëdije dhe vendosmëri edhe më të fortë për nevojën për të qenë konsistent në hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit”, mësohet të ketë thënë Mogherini. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto. “Për mendimin tim, kishte më tepër pritshmëri pozitive për faktin që në një moment të caktuar të nisnim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Haavisto në një konferencë për shtyp pas bisedimeve. Takimi i Helsinkit konsideroh­et i rëndësishë­m pasi vjen në prag të takimit të Këshillit Europian më 17- 18 tetor. Ky takim i ka rritur pritshmëri­të e dy vendeve, sidomos pas deklaratës së Presidenti­t francez, Emannuel Makron me ambasadorë­t e vendit të tij. Ndonëse nuk ka folur drejtpërdr­ejt për zgjerimin, kreu francez ka theksuar nevojën e riangazhim­it të Francës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Parisi duhet të investojë te vendet që e duan Francën, në mënyrë që të mos u hapë rrugë fuqive të tjera.

 ??  ?? GJATE NJE SEANCE NE KUVEND
GJATE NJE SEANCE NE KUVEND
 ??  ?? Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania