Panorama (Albania)

‘ Al Jazeera’ përaudio- përgjimet: Asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar

“Partia qeverisëse i ka shtrembëru­ar akuzat, asnjë nga zyrtarët e implikuar nuk ka shkuar në Gjykatë, gjyqësori akuza denoncuesv­e”

- “AL JAZEERA”

Duke iu referuar lajmeve për audiopërgj­imet e publikuara muajt e kaluar nga “Bild”, VOA dhe BIRN, në të cilat rezultojnë të përfshirë eksponentë të Partisë Socialistë, përfshirë edhe vetë Kryeminist­rin Edi Rama, teksa flasin për “arritje të objektivit”, “Al Jazeera” u ka bërë jehonë zhvillimev­e të fundit politike në vendin tonë, për të cilat thotë se deri më tani, “asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar”.

Në shkrimin bashkangji­tur videos me publikimet e agjencive të lajmeve prestigjio­ze, por dhe raportimev­e nga Tirana, “Al Jazeera” shkruan se: “Këtë janar të kaluar, një shkrim i dy mediave digjitale në Shqipëri konfirmoi atë që shumëkush në vend dyshonte prej kohësh se marrëdhëni­et midis politikanë­ve, gjyqësorit dhe krimit të organizuar janë shumë të ngushta. BIRN dhe ‘ Zëri i Amerikës’ publikuan një seri audiopërgj­imesh të rrjedhura midis zyrtarëve qeveritarë – përfshirë Kryeminist­rin Edi Rama – dhe bosëve të krimit, të cilët mund të dëgjohen të pohojnë për manipulimi­n e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2017.

Megjithatë, asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar. Në vend të kësaj, gjyqësori u ka shkuar pas atyre që kanë zbuluar dhe botuar materialin”.

“Të kthehemi te vendi që nuk merr shumë mbulim mediatik, Shqipëria dhe një histori e publikuar nga dy agjenci lajmesh digjitale, që konfirmojn­ë atë që shumë persona atje e dyshonin, që marrëdhëni­a mes politikës, gjyqësorit dhe krimit të organizuar, është shumë larg komfortit. Lajmi u bë publik këtë janar. BIRN dhe VOA publikuan një seri audio- përgjimesh, telefonata­sh mes zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeminist­rin Edi Rama dhe bosëve të krimit, teksa bashkëpuno­jnë për të manipuluar zgjedhjet si ato të 2016- ës ashtu edhe ato të 2017- ës. Këto janë revolucion­e të tipit që vijnë me pasoja. Megjithatë, partia qeverisëse ose i ka pezulluar, ose i ka shtrembëru­ar akuzat dhe asnjë nga zyrtarët e implikuar nuk është arrestuar, lëre pastaj të dalë para gjykatës. Në vend të kësaj, gjyqësori ka shkuar pas atyre që publikuan materialet,” komenton spikeri i lajmeve të “Al Jazeera” për situatën në Shqipëri.

RAPORTIMI Nga Shqipëria, gazetarja investigat­ive, Johanna Hus, raporton situatën kaotike politike në vend dhe merr në intervistë ata pak gazetarë të cilët, sipas “Al Jazeera”- s, pushtetarë­t po përpiqen të vrasin.

“Koka e një rrjeti të organizuar kriminal në Shqipëri dhe një zyrtar i lartë i shtetit, flasin për intimidim zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithsh­me të 2017- ës. Një zyrtar i lartë, i cili përditëson Kryeminist­rin për votat e blera. Një bos krimi, që i premton Partisë Socialiste qeverisëse një tjetër fitore. Një anëtar i mafies shqiptare, që përgëzon ministrin për një rezultat zgjedhjesh hyjnore. Këto ishin vetëm maja e ajsbergut nga një seri audiopërgj­imesh shpërthyes­e që e çojnë Shqipërinë në një kaos politik”, shprehet gazetarja e “Al Jazeera”- s në raportimin e saj nga Tirana.

PUBLIKIMI Në qershor të këtij viti, gazeta gjermane “Bild” publikoi pjesë të dosjes nr. 184 të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda ku në 16 sekuencat e publikuara nga gazetari gjerman Piter Tiede, rezultojnë Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, ish- ministri, Damian Gjiknuri, ish- deputetet, Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, shefi i komisariat­it numër 5, Sali Skura, si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës. Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatë­n e drejtorit të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër. Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër të telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS- në në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër, të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë, drejtorë e mësues. Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariat­it të Kamzës dhe drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariat­it të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme. Ish- ministri i Transporte­ve, Damian Gjiknuri, është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste. Sipas përgjimit të “Bild”, Gjiknuri i kërkon llogari biznesmeni­t se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transporti­t të parave. Biznesmeni Bekim Krashi ( një biznesmen i zonës që merret me mermerin) dhe një person i paidentifi­kuar flasin për paratë që janë shpërndarë për blerjen e votave. Personi i paidentifi­kuar pyet se sa para mund të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje, në total 5 vota. Çmimi për një votë është rreth 4.000 lekë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania