Panorama (Albania)

PD: Mazniku, 908 euro për një natë në Barcelonë

"Kompania ‘ Fusha’ i paguan faturën e hotelit nënkryetar­it të bashkisë"

- Dhurata Çupi

Partia Demokratik­e akuzoi nënkryetar­in e bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku se ka qëndruar në Barcelonë në hotel luksi në dhomën që kushtonte 908 euro nata. Sipas ish- deputetes demokrate, Dhurata Çupi, fatura e Maznikut në Barcelonë është paguar nga Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë "Fusha", që ka marrë disa tenderë nga Bashkia e Tiranës. "Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetar­i i bashkisë, Arbian Mazniku, është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata. Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë, i cili për dy net në hotelin "Alma Barcelona" ka shpenzuar 1816 euro. Por ajo që përbën skandal, përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë "Fusha" shpk., Shkëlqim Fusha, nëpërmjet kartës së kreditit. Pra, përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë, të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderët qindra miliona euroshe për të", u shpreh Çupi në një dalje për mediat nga selia blu. Sipas demokratëv­e, kompania "Fusha" është përfituesj­a më e madhe e tenderëve publikë në Bashkinë e Tiranës. "Në bazë të të dhënave zyrtare, "Fusha" shpk., për periudhën 2014- 2019 ka përfituar 145 tenderë me vlerë 12,1 miliardë lekë ose rreth 101 milionë euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë. Nga 145 tenderë në total, në 140 tenderë ose 97% të tenderëve në total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës. Vetëm nga Bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015- 2019, kjo kompani ka përfituar 49 tenderë me një vlerë mbi 40 milionë euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderëve vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës. Shifrat të cilat i keni të publikuara dhe në ekran tregojnë qartë se kjo kompani është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërish­t me paratë publike të qytetarëve të Tiranës", u shpreh ish- deputetja Çupi.

 ??  ?? Faksimile e faturës, publikuar nga PD
Faksimile e faturës, publikuar nga PD
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania