Panorama (Albania)

Gjoba ndaj Becchetti- it, Arbitrazhi pezullon vendimin

Kompania amerikane "Foley Hoag" do asistojë rekursin në arbitrazh

-

Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e ( ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, ka njoftuar se ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Shqipërisë për anulimin e vendimit të marrë në prill të këtij viti nga kjo gjykatë në favor të sipërmarrë­sit italian, Francesco Becchetti, dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunë­torëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizion­it "Agon" pak vite më parë.

ICSID dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizion­it ishte "motivuar politikish­t". Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Më pranimin e ankimimit nga pala shqiptare, ICSID ka vendosur dhe pezullimin e përkohshëm të ekzekutimi­t të vendimit të saj.

Në muajin qershor, Avokatura e Shtetit njoftoi "fillimin e procedurës së konkurrimi­t për përzgjedhj­en dhe kontraktim­in e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj", me qëllim "përfaqësim­i dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID". Mes studiove të huaja ligjore të cilat paraqitën interes, Avokatura e Shtetit përzgjodhi amerikanen "Foley Hoag", me një eksperienc­ë në trajtimin e rasteve të tilla. "Foley Hoag" numëron të paktën 14 raste kur ajo ka mundur të anulojë një vendim arbitrazhi. Kërkesa pranë ICDID- së u depozitua pak para datës 20 Gusht, kur skadonte dhe afati për ankimim.

Anulimi është një formë e jashtëzako­nshme rekursi e parashikua­r në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi, duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikua­ra nga vetë rregullat e ICSIDsë: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsion­i nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurav­e dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare mësohet të jetë bazuar të shkelja e procedurav­e gjatë procesit të arbitrazhi­t. Pranimi i kërkesës për anulim i jep për momentin frymëmarrj­e qeverisë shqiptare, e cila ishte e detyruar të niste pagesën e 110 milionë eurove, duke qenë se vetëm përllogari­tja e interesave mbi vonesat në pagesë, ishte gjithashtu tejet e lartë.

 ??  ??
 ??  ?? Francesco Becchetti
Francesco Becchetti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania