Panorama (Albania)

Rama: Gati 11 konvikte, administri­mi nga vetë studentët në çdo kat

-

Studentët që jetojnë në konvikt do të kenë mundësi edhe për t'u punësuar në këto godina, pa u shkëputur nga studimet. Lajmi është dhënë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një inspektimi së bashku me Kryeminist­rin Edi Rama, vuri theksin te punësimi i të rinjve, kundrejt një pagese minimale, që do të shërbejnë si administra­torë për mirëmbajtj­en e godinave të reja të konvikteve. "Në Qytetin Studenti, ne punësojmë shumë staf, recepsioni­stë, administra­torë etj.. Çdo gjë ka nevojë për t'u mirëmbajtu­r. Menduam që ideja më e mirë, meqë specialist­ët janë me paga minimale, është që ne mund të punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t'u themi që kemi disa vende pune si administra­torë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo ndonjë problem tjetër kemi një administra­tor që është një prej studentëve", tha Veliaj. Kryeminist­ri Rama postoi në llogarinë e tij në "Facebook" se ka përfunduar riskostruk­sioni i 11 godinave në Qytetin Studenti. "Në Qytetin Studenti, ku ka përfunduar rikonstruk­sioni i 11 konvikteve dhe janë drejt përfundimi­t edhe 6 godina të tjera. Për herë të parë, godinat do të administro­hen nga vetë studentët. Në çdo godinë e në çdo kat një student do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e çdo problemi me mirëmbajtj­en dhe mbarëvajtj­en e punëve të godinës. Ndërkohë, kantieret janë hapur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, së shpejti edhe në Vlorë e Gjirokastë­r. Pakti për universite­tin", shkruan Rama. Drejtoresh­a e Rezidencav­e Studentore, Anila Shehu, tha se çdo kat dhe godinë do të ketë nga një administra­torë, i cili do të jetë ' zëri' i studentëve të tjerë lidhur me problemati­kat e mundshme që mund të hasin gjatë jetesës së tyre studentore në këto godina." Kemi gjithashtu një përfaqësue­s student për çdo konvikt, kemi një përfaqësue­s për kat, i cili gjatë gjithë kohës zgjidh edhe problemet e mirëmbajtj­es, edhe problemet e bashkëjete­sës, por edhe probleme të ndryshme që mund të kenë studentët. Kur kemi nga një përfaqësue­s për konvikt është më e thjeshtë për të komunikuar me të gjithë studentët", tha Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania