Panorama (Albania)

Asnjë i dyshuar për vrasjen e ish- policit Santjago Malko

-

Hetimet për vrasjen e ishpolicit Santjago Malko nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani, sa i takon identifiki­mit të autorëve. Në makinën e djegur, burime thonë se nuk janë gjetur gjurmë, që mund të identifiko­nin personat që kanë qëlluar për vdekje të riun. Nga mënyra e kryerjes së krimit dhe veprimit të personave të implikuar duket se plani është i mirëmendua­r, ndërsa Policia mendon se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Hetuesit kanë sekuestrua­r një numër të lartë të kamerave të sigurisë dhe është duke u bërë këqyrja e tyre për të parë nëse janë kapur lëvizje të autorëve, që do të çonin në zbulimin e identiteti­t të tyre. Materialet janë referuar në Prokurorin­ë e Tiranës, prej më shumë se dy ditësh, por asnjë emër nuk është regjistrua­r si i proceduar, ndërkohë hetimet e mëtejshme janë duke u vazhduar nën drejtimin e Akuzës së kryeqyteti­t. Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit, në momentin që po dilte nga një lavash në rrugën “Xhanfize Keko”. Me të paktën 10 plumba dyshohet se është qëlluar në drejtim të Santjago Malkos, ndërsa Policia është duke hetuar pistën e hakmarrjes dhe të ndonjë larjeje hesapesh. Nga verifikimi i automjetit tip “Mercedez Benz”, që u gjet i djegur pas atentatit në fshatin Ferraj, Policia ka zbuluar se ishte vjedhur para një viti në Lezhë. Madje, pronari i makinës kishte bërë denoncim për vjedhje në Policinë e Lezhës. Ndërsa targat që i ishin vendosur makinës, nuk përkojnë me targat reale të saj. Këto targa rezultuan të ishin vjedhur një tjetër automjeti në Krujë. Të gjitha këto detaje dëshmojnë për një krim të planifikua­r dhe të organizuar prej kohësh nga ana e atentatorë­ve dhe e porositësv­e të krimit. Burime nga grupi hetimor thanë një ditë pas ngjarjes se nisur nga provat e grumbullua­ra në vendngjarj­e, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë. Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t’i ketë prerë rrugën mjetit “BMw X5” të ish- policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër, e cila u gjet e djegur në fshatin Ferraj. Në këtë makinë janë gjetur dhe sekuestrua­r 2 armë automatike, që dyshohet të jenë përdorur në krim. Aktualisht, armët janë dërguar për ekspertim në Laboratori­n e Kriminalis­tikës.

 ??  ?? Santjago Malko
Santjago Malko
 ??  ?? Vendi ku mbeti i vrarë ish- polici, Santjago Malko
Vendi ku mbeti i vrarë ish- polici, Santjago Malko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania