Panorama (Albania)

U kap me patentat e Tahirit, dosja e Sotës në Elbasan GJATË HETIMEVE, SOTA MOHOI AKUZAT

Krimet e Rënda deleguan dosjen për mungesë të kompetencë­s në Elbasan

- BLEONA METUSHI

Prokuroria për Krime të Rënda ka shpallur moskompete­ncën për dosjen në ngarkim të Orest Sotës, biznesmeni­t që rreth dy vite më parë u arrestua në fshatin Balldren të Elbasanit me një sasi prej 863 mijë eurosh dhe dy patenta të ish- ministrit Saimir Tahiri.

Hetimet për të do të vazhdojnë në Prokurorin­ë e Elbasanit, pasi sipas Krimeve të Rënda veprat penale që dyshohet se ka konsumuar nuk janë në kompetencë­n e tyre. Dosja është dërguar në korrik në Elbasan dhe pritet që hetimet dhe gjykimi i çështjes të bëhet atje. Dosja ndaj Sotës u hetua në një procedim me atë të ishministr­it Saimir Tahiri, por me kalimin e këtij të fundit në gjyq, Prokuroria ndau sërish dosjen, të cilën tashmë e delegoi në Elbasan.

ARRESTIMI Biznesmeni Orest Sota u arrestua në datën 2 nëntor të viti 2017 në rrugën nacionale, më konkretish­t në fshatin Balldren, teksa i jepte makinës pa leje drejtimi. Gjatë kontrollev­e të ushtruara nga Policia në automjetin e tij tip “Land Rover”, u gjetën shuma prej 863 mijë eurove si edhe dy patenta të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike nga dosja “Habilaj”, e bërë publike nga autoritete­t italiane. Ngjarja në fjalë në fillim është fshehur për mediat nga Policia, ndërsa ka qenë kryetari i Partisë Demokratik­e, i cili, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë publik rastin dhe ka denoncuar se Policia e ka fshehur ngjarjes. Më pas, Policia njoftoi se: “Më datë 02.11.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., vjeç 25, banues në Tiranë, administra­tor i një subjekti privat sh. p. k, pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin ‘ Land Rover’ dhe nga kontrolli në mjet iu gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat ai pretendont­e se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqërua­ra me dokumentin e origjinës”.

AKUZAT Prokuroria për Krime të Rënda kishte ngritur mbi Sotën katër akuza: “Pastrim i produkteve të veprës kriminale”; “Fshehje e të ardhurave”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Sipas Prokuroris­ë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta, pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina, edhe pse ishte nisur nga Tirana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania