Panorama (Albania)

Pranga tre personave, autorë të disa grabitjeve

Grabitësit, me anë të kartës së bankomatit të vjedhur, tërhiqnin para

-

Nën dyshimin se janë autorë të disa grabitjeve, Policia e Tiranës vuri dje në pranga tre persona. Sipas Policisë, në kohë të ndryshme, këta shtetas kanë kryer grabitje të personave dhe banesave apo marketeve. Konkretish­t, në pranga ra një 37- vjeçar nga Vlora, i cili prej kohësh jetonte në Tiranë, pasi i ka grabitur telefonin një gruaje në rrugën "Myslym Shyri". Hetuesit dyshojnë se ky shtetas, i identifiku­ar me inicialet P. K., i dënuar edhe më parë për vjedhje, është autor i grabitjeve të tjera të tilla dhe është duke u punuar për dokumentim­in e tyre me prova ligjore. "Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjës­isë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n e koduar ' Përsëritës­it', si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për veprën penale ' Vjedhja'. Shtetasi P. K., në rrugën ' Myslym Shyri', i ka vjedhur një shtetase, nga çanta e krahut, celularin ' iPhone XS Max'. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i vjedhur nga 37vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentim­in e tyre", tha Policia. Policia e Tiranës njoftoi dje se në pranga ranë edhe shtetasit me inicialet E. R. dhe R. M., të cilët dyshohet se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L. A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, si dhe një kartë bankomati në emër të kësaj shtetaseje me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh nga llogaria. Policia tha se këta shtetas dyshohen edhe për disa grabitje të tjera, për të cilat është duke u hetuar dhe duke u bërë dokumentim­i e tyre me prova ligjore. "Shtetasit E. R. dhe R. M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ia kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentim­in e tyre", njoftoi Policia. Prokuroria e Tiranës do të hetojë këta persona për veprën penale "Vjedhja", në ngarkim të shtetasit P. K dhe për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpuni­m, për shtetasit E. R dhe R. M.

 ??  ?? Momenti kur personi i arrestuar grabit një telefon
Momenti kur personi i arrestuar grabit një telefon
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania