Panorama (Albania)

Me dokumente false drejt Anglisë, arrestohet në Rinas

Në pranga i riu dhe shoqëruesi që kishte gjetur dokumentet

-

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, Policia në Rinas arrestoi një 19- vjeçar dhe shoqëruesi­n e tij.

Në kërkim u shpall edhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka bashkëpunu­ar për të bërë të mundur trafikimin e të riut drejt Britanisë së Madhe me anë të dokumentev­e të falsifikua­ra. Nga hetimet ka rezultuar se për të bërë të mundur kalimin, 19- vjeçari, i identifiku­ar me inicialet H. N., ka paguar 15 mijë paund britanik. Rastet kur qytetarët tentojnë të kalojnë në Rinas me dokumente false janë shtuar këto muaj, kujtojmë se këtë skemë e kanë përdorur edhe qytetarë të huaj, kryesisht turq. "Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikua­ra, kundrejt fitimit 15 000 paund britanikë. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Kufitare Rinas vuri në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim", njoftoi Policia.

ARRESTIMI Policia bëri të ditur dje se, për evidentimi­n dhe goditjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën Për kalimin e paligjshëm të personave, më herët, Krimet e Rënda kanë marrë të pandehur 51 shtetas. Duke iu referuar hetimeve, rezultoi se secili prej këtyre personave vepronte në kuadër të grupit kriminal. Aktiviteti ishte i shtrirë në disa vende: nga Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Sllovenia, Italia, Spanja, Portugalia, Franca, Irlanda deri në vendet e Amerikës Latine. Pasi sigurohesh­in personat e interesuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, anëtarë të grupit kontaktoni­n me njëri- tjetrin për të bërë të mundur krijimin e dokumentev­e të falsifikua­ra, shoqërimin dhe transporti­n e personave që do të trafikohes­hin. e falsifikim­it të dokumentev­e me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Kufitare Rinas, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacioni­n e koduar "LUTTON", në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: V. L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin dhe H. N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat.

HETIMET Duke iu referuar burimeve zyrtare, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi me inicialet V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakis­ht dokumente të falsifikua­ra italiane me gjeneralit­etet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.. Pas pajisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte 19- vjeçarin nga aeroporti i Rinasit, tranzit drejt aeroportit të Venecias me destinacio­n final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. L., i dyshuar si bashkëpunë­tor në këtë vepër penale. Prokuroria do të vazhdojë hetimet për këta shtetas, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose i vizave" dhe "Falsifikim i dokumentev­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania