Panorama (Albania)

I dënuar për përdhunim dhe rrëmbim në Itali, arrestohet në Tiranë

-

Ishte dënuar me 7 vite burg për disa vepra penale, Policia e Tiranës arrestoi me qëllim ekstradimi­n e një 30- vjeçari. Ky i fundit, i identifiku­ar si Erind Bicerri, është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, me qëllim ekzekutimi­n e vendimit të një Gjykate në Milano. Bicerri është dënuar për përdhunim, rrëmbim dhe disa vepra të tjera penale. "Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamen­ti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana", njoftoi Policia e Tiranës.

ARRESTIMI Policia e Tiranës tha dje, se në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën "Arkitekt Sinani" në Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 30- vjeçarit E. B., banues në Tiranë.

DËNIMI Në vitin 2014, Gjykata e Shkallës së Parë në Itali, dënoi 30vjeçarin me 7 vite burg, vendim i lënë në fuqi një vit më vonë nga Gjykata e Apelit në Milano. Kjo e fundit nuk ka pranuar ankimin e bërë nga Bicerri, duke konsiderua­r të drejtë arrestimin. "Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale ' Marrëdhëni­e seksuale me dhunë', ' Rrëmbim' dhe vepra të tjera", njoftoi Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania