Panorama (Albania)

Me 32 kg kanabis në makinë, kapet në Qafë- Botë i riu

Makina e 34- vjeçarit, në kontroll të imët pas dyshimeve

-

SARANDE - Policia Kufitare në Qafë- Botë ka arritur të parandaloj­ë një rast të trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Greqi. Uniformat blu informojnë se kanë arrestuar një 34- vjeçar banues në Sarandës, pasi në makinën e tij janë gjetur 32 kg lëndë narkotike. Nga Policia Kufitare bëjnë me dije se janë duke bashkëpunu­ar me autoritete­t greke, me qëllim që të zbulohen edhe pritësit e kanabisit. Mësohet se Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës në bazë të analizës së riskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet, për të cilin dyshonin se mund të transporto­nte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Komisariat­in e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestrua­r në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin: N. R., 34 vjeç, banues në Sarandë. Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacio­n me homologët grekë për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike. Ndërkohë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. sh. d

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania