Panorama (Albania)

Tirana fiton derbin e Shqipërisë, Teuta likuidon Luftëtarin

-

Tirana arriti që të fitonte klasiken e futbollit shqiptar, teksa ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi", triumfoi me shifrat 0- 2. Në një atmosferë fantastike, me mijëra tifozë në shkallët e stadiumit, por edhe me shumë të ardhur nga kryeqyteti, takimi nisi që në minutën e 8- të, me një pretendim të vendasve për penallti, ku Çelhaka shtyu Sinjon brenda zone, por asgjë për arbitrin Jorgji. Me kalimin e lojës, ekipi i Memës filloi të fitonte terren dhe në minutën e 20- të, në fillim Kale, e më pas Osmani, provuan në portën e Sherrit, por që të dy u ndalën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në të dytën ishin sërish bardheblut­ë që kërkonin me ngulm golin e parë. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 58- të, ku pas një harkimi nga e majta, Gurishta ishte i pasigurt, dhe Halili përfitoi duke e çuar topin në fundin e rrjetës. Pa kaluar një minutë, sërish një pasiguri e vendasve në mbrojtje, dhe Ngo me kokë dyfishoi. Me kalimin e minutave, bardheblut­ë menaxhuan rezultatin, ndërsa pati edhe ndalesa loje për hedhjen e shumë shisheve nga tribuna drejt fushës së lojës. Në fund, Tirana ia doli të administro­jë avantazhin, dhe në fund mori 3 pikë të tjera në Superiore, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e parë këtë sezon.

TEUTA- LUFTËTARI

Teuta ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 3- 1. Fitorja e dytë në shtëpi për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që gjirokastr­itët e Klodian Duros janë zhytur në krizë në këto javë të para, teksa ende nuk kanë provuar shijen e pikës. Ishte sulmuesi Nikaç që në minutën e 30- të hapi serinë e golave, duke goditur saktë me kokë, pas krosimit nga e djathta të Todorovski­t. "Djemtë e Detit" nuk u pajtuan me epërsinë e 1 goli, teksa në fundin e pjesës së parë dyfishuan shifrat me shkodranin Vecaj. Për të hipotekuar fitoren e Teutës, mendoi Avdyli, që me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, ngriti shifrat në 3- 0. Gjirokastr­itët u munduan të rihapnin takimin në minutën e 60- të me Realdo Filin, por vetëm kaq, pasi në fund, durrsakët arritën të dilnin nga fusha me pikë të plota.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania