Panorama (Albania)

Cakaj: Kemi përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatav­e

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë takimeve me homologët e tij europianë në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, konfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatav­e me Be- në. Ai zhvilloi takime me ministrat e Jashtëm të Danimarkës, Rumanisë, Kroacisë, Çekisë, Sllovenisë dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalis­ë. Ministri slloven, Miroslav Cerar, vlerësoi kriteret e plotësuara nga Shqipëria për të merituar çeljen e negociatav­e me BE. Ministri Cerar siguroi ministrin Cakaj për mbështetje­n e Sllovenisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor. Gjatë takimit me ministrin e ri kroat, Gordan Grlic- Radman, ky i fundit rikonfirmo­i mbështetje­n e fuqishme dhe aktive të Kroacisë për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, duke ritheksuar qëndrimin e palëkundur për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si një nga prioritete­t e pritshme kryesore të presidencë­s së ardhshme kroate të BE- së. Ministri danez, Jeppe Kofod, vlerësoi progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioritete­ve kyçe, si dhe inkurajoi ministrin Cakaj për vazhdimin e reformave në vend. Ai siguroi për një vlerësim të drejtë mbi bazën e arritjeve për çeljen e negociatav­e për anëtarësim. Ministrja rumune, Ramona Manescu, siguroi për vijimin e mbështetje­s së Rumanisë, të shprehur edhe gjatë presidencë­s së tyre për avancimin e vendit tonë në procesin e integrimit europian nëpërmjet hapjes sa më parë të bisedimeve të anëtarësim­it.

 ??  ?? Cakaj në Helsinki
Cakaj në Helsinki

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania