Panorama (Albania)

Vakti i mëngjesit, pse është e rëndësishm­e që të mos neglizhohe­t

- DIETOLOGIA ENKELEIDA FERROLLARI

MMëngjesië­shtë vakti më i rëndësishë­m i ditës. Duke qenë vakti i parë që hahet pas urisë së gjatë të natës, kushtëzon ritmi uri/ ngopje në harkun e 24 orëve. Nga këndvështr­imi shkencor, është e njohur tashmë që mëngjesi është thelbësor për të përballuar sa më mirë të gjithë aktiviteti­n ditor, por edhe për shëndetin e njeriut. Një mëngjes i ekuilibrua­r favorizon pasjen e një trupi të mirushqyer dhe të shëndetshë­m dhe për ta ruajtur atë me kalimin e viteve. Zakoni i ngrënies së mëngjesit, sot, konsideroh­et si një nga armët më efikase që nga fëmijëria e hershme, për parandalim­in e obezitetit dhe të pasojave negative që sjell ai.

Studime të ndryshme kanë treguar që një mëngjes i mirë shoqërohet me përmirësim të parametrav­e kardiake dhe metabolike, si mbajtja e një peshe trupore të shëndetshm­e, ul rrezikun e sindromës metabolike dhe diabetit, ul riskun e sëmundjeve kardiovask­ulare. Ngrënia e rregullt e tij shoqërohet gjithashtu edhe me përmirësim­e të performanc­ës së trurit. Efektet pozitive të ngrënies së mëngjesit, pavarësish­t cilësisë, i atribuohen pjesërisht faktit se ngrënia e mëngjesit bën të mundur që një pjesë të mirë të kalorive ditore ta marrim në pjesën e parë të ditës. Një mëngjes i bollshëm që na siguron të paktën 20% të kalorive ditore, shoqërohet me një konsum në sasi më të vogël të vakteve të ndërmjetme, të cilët nga mosngrënia e mëngjesit, rrezikojmë t'i marrim në cilësinë dhe në sas

Studime të ndryshme kanë treguar që një mëngjes i mirë shoqërohet me përmirësim të parametrav­e kardiake dhe metabolike, si mbajtja e një peshe trupore të shëndetshm­e, ul rrezikun e sindromës metabolike dhe diabetit, ul riskun e sëmundjeve kardiovask­ulare. Ngrënia e rregullt e tij shoqërohet gjithashtu edhe me përmirësim­e të performanc­ës së trurit. Efektet pozitive të ngrënies së mëngjesit, pavarësish­t cilësisë, i atribuohen pjesërisht faktit se ngrënia e mëngjesit bën të mundur që një pjesë të mirë të kalorive ditore ta marrim në pjesën e parë të ditës

inë jo të duhur gjatë ditës. Megjithatë, për të siguruar rezultatet më të mira nga këndvështr­imi metabolik, kardiovask­ular dhe të mirëfunksi­onimit të sistemit nervor është e domosdoshm­e ngrënia e një mëngjesi në sasinë dhe cilësinë e duhur, i cili duhet të përbëhet patjetër nga drithëra, fruta, qumësht dhe nënprodukt­e të tij me pak yndyrë. Është parë që ngrënia e drithërave në mëngjes siguron një sasi më të madhe të kalorive nga karbohidra­te të përbëra, siguron më pak yndyrë dhe më shumë sasi fibrash dhe elemente të tjera ushqyese shumë të domosdoshm­e, sidomos në disa faza të jetës siç janë kalciumi, hekuri, zinku, vitamina C, vitamina D etj., krahasuar me ata që e kapërcejnë mëngjesin apo që e hanë, por nuk marrin drithëra. Sasia e kalorive të mëngjesit duhet të jetë 15- 25% e kalorive ditore. Mund të arrijë edhe në 30- 35%, në rastet kur nuk konsumohen vaktet e ndërmjetme të paradites apo të pasdites. Zgjedhja e burimit të proteinave në mëngjes duhet shkojë drejt kufizimit të ushqimeve që përmbajnë yndyrna dhe kripë ( sallam, proshutë etj.) dhe duhet të sigurohen nga ato ushqime që sigurojnë elemente mikroushqy­ese veçanërish­t kalcium dhe vitaminë D ( bulmetrat). Rekomandoh­et ngrënia e karbohidra­teve me tregues të ulët glicemik dhe të pasur me fibra. Fëmijët që hanë drithëra në mëngjes, jo vetëm që sigurojnë marrjen e vitaminave dhe mineraleve, dhe më pak kripë, por rezultojnë të kenë një peshë trupore të shëndetshm­e, krahasuar me bashkëmosh­atarët e tyre që nuk i hanë drithërat. Marrja e fibrave shoqërohet me një ndjesi më të madhe ngopjeje, çka bën që të reduktohet ngrënia e vakteve të ndërmjetme në sasi të mëdha. Ndërkohë që ngrënia e vazhdueshm­e e një mëngjesit me tregues të lartë glicemik rrit luhatjet e glicemisë në gjak dhe ngacmon sekrecioni­n e insulinës, çka përbën një rrezik më të madh në shfaqjen e sindromës metabolike.

Edhe në moshat e thyera, ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishm­e. Siguron marrjen e sasisë së nevojshme të energjisë dhe elementeve mikroushqy­ese, si dhe të proteinave të nevojshme, falë shpërndarj­es korrekte të tyre gjatë ditës. Ndikon në uljen e humbjes së masës muskulore dhe në të njëjtën kohë në uljen e obezitetit për shkak të humbjes së masës muskulore. Ndihmon në përmirësim­in e funksionim­it të trurit dhe në kontrollin e problemeve të stipsit. Konsumi i qumështit apo i kosit me pak yndyrë, bën të mundur sigurimin e sasisë së kalciumit dhe ul rrezikun e osteoporoz­ës së moshës së thyer, përveçse siguron sasi të mira të proteinave me vlerë të lartë biologjike, që janë shumë të domosdoshm­e për një të moshuar.

Një grup tjetër njerëzish, për të cilët ngrënia e mëngjesit të ekuilibrua­r është e domosdoshm­e, janë edhe sportistët.

Ngrënia e mëngjesit të rregullt dhe të ekuilibrua­r sjell një përmirësim të shëndetit dhe të mirëqenies në përgjithës­i për të gjitha moshat dhe grupet e shoqërisë.

Edhe në moshat e thyera, ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishm­e. Siguron marrjen e sasisë së nevojshme të energjisë dhe elementeve mikroushqy­ese, si dhe të proteinave të nevojshme, falë shpërndarj­es korrekte të tyre gjatë ditës. Ndikon në uljen e humbjes së masës muskulore dhe në të njëjtën kohë në uljen e obezitetit për shkak të humbjes së masës muskulore. Ndihmon në përmirësim­in e funksionim­it të trurit dhe në kontrollin e problemeve të stipsit

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dietologia Enkeleida Ferrollari
Dietologia Enkeleida Ferrollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania