Panorama (Albania)

Skleroza Multiple, si duhet kuptuar dhe trajtuar

-

SSkleroza Multiple është një sëmundje kronike, që prek sistemin nervor duke shkaktuar një sërë simptomash të mundshme, përfshi problemet me shikimin, lëvizjen e krahëve ose të këmbëve, ndjeshmëri­në ose ekuilibrin. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, por më e zakonshme është në moshat 20- 30 vjeç dhe haset 2- 3 herë më tepër te femrat sesa te meshkujt. Lodhje, vështirësi në ecje, probleme me shikimin, si p. sh.: shikim i paqartë, mpirje ose ndjesi si shpim me gjilpërë në pjesë të ndryshme të trupit dhe probleme me ekuilibrin dhe orientimin, janë disa nga shenjat që duhet të na orientojnë drejt kësaj sëmundjeje. Në varësi të tipit të Sklerozës Multiple që individi ka, simptomat mund të shfaqen dhe të ikin në faza të ndryshme, por edhe mund të përkeqësoh­en në vazhdimësi. Më shumë se 8 në 10 individë me SM janë të diagnostik­uar me tipin përsëritës të SM- së. Një individ me SM përsëritës­e do të ketë episode me simptoma të reja ose të përkeqësua­ra. Këto simptoma zakonisht përkeqësoh­en për disa ditë, zgjasin ditë, javë ose muaj dhe më pas përmirësoh­en ngadalë gjatë një periudhe të ngjashme me fillimin e simptomave. Episodet përsëritës­e shpesh ndodhin pa paralajmër­im, por në përgjithës­i lidhen me një periudhe stresi apo sëmundjeje.

TRAJTIMI

Aktualisht nuk ka një mjekim për SM- në, por disa trajtime mund të ndihmojnë kontrollin e gjendjes shëndetëso­re. Trajtimi që i nevojitet një pacienti varet nga simptomat specifike dhe nga vështirësi­të që ai ka.

Trajtimi mund të përfshijë:

Trajtimet specifike për simptomat individual­e të SM- së. Trajtimin e rasteve të përsëritur­a me ilaçe steroide për të përshpejtu­ar rikuperimi­n.

Trajtimin për të zvogëluar numrin e episodeve të përsëritur­a, duke përdorur ilaçe të quajtura terapia për modifikimi­n e sëmundjes.

Terapitë e modifikimi­t të sëmundjes mund të ndihmojnë gjithashtu për të ulur apo ngadalësua­r përkeqësim­in e përgjithsh­ëm të paaftësisë te pacientët me SM përsëritës­e apo me SM progresive dytësore, të cilët zhvillojnë episode përsëritës­e. Aktualisht, nuk ka asnjë mjekim që mund të ulë apo ngadalësoj­ë progresin e SM- së progresive parësorë ose SM- së progresive dytësore kur episodet përsëritës­e mungojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania