Të plagosurit mbahen në ruajtje nga forca të shumta Policie

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

FIER - Ndërsa të plagosurit marrin ndihmë mjekësore nëpër korridore dhe hyrje të dhomave ku ata qëndronë, vijojnë të jenë prezente uniforma të shumta policore. Kjo, për shkak edhe të parandalim­it të ndonjë përshkallë­zimi të përplasjes mes familjeve. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës në fshatin Levan, por që për pak përfundoi në një kasaphanë, duke shkatuar terror edhe në Spitalin e Fierit. Dy grupet janë rrahur barbarisht me njëri- tjetrin me sende të forta e mjete rrethanore dhe ndërsa u shoqëruan për në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, sherri vijoi me përdorimin e armës së zjarrit. Duke përfituar nga errësira dhe turma e madhe e njerëzve kureshtarë, në spital, një prej të afërmve të të plagosurve i mori nga brezi armën një polici dhe ka hapur zjarr në korridorin e spitalit. Kjo ka bërë që situata të degradojë, duke përhapur panik. Autori u identifiku­a nga Policia si D. Braçe, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes. Përveç tij, në pranga përfundoi dhe një tjetër person pasi dyshohet se e ka ndihmuar që të largohet nga vendi i ngjarjes. Braçe ishte personi që i mori armën policit dhe më pas qëlloi mbi Aleksandër Zhapajn, duke e lënë të plagosur me dy plumba.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.