Panorama (Albania)

Cakaj largoi e transferoi në qershor mbi 50 diplomatë

-

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, pak ditë para miratimit të kësaj VKM- je në qeveri, njoftoi largimin dhe transferim­in e 50 diplomatëv­e shqiptarë. Cakaj u shpreh në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre hynë në fuqi menjëherë. "Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta, pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinor­e, të tjerë për tejkalim të kompetenca­ve dhe të tjerë për shpërfillj­e të detyrave", tha ministri. Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullata­ve të përgjithsh­me të Shqipërisë do të ndryshojnë. "Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrje­n tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullata­ve të përgjithsh­me të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësish­t, për shkaqe strukturor­e dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve", tha Cakaj. Ai u shpreh gjithashtu se mbi 50% e pasaportav­e diplomatik­e dhe pasaportav­e të shërbimit do të shpallen të pavlefshme. "Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportav­e diplomatik­e dhe të shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportav­e diplomatik­e të Shqipërisë dhe numri i pasaportav­e të shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranuesh­me, por në fakt, është një praktikë e pabesueshm­e. Dhe kjo do të marrë fund që nga java e ardhshme. Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegje­sh, por një komunitet shërbimi", u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania