Masakra në pyll, 35- vjeçari vret babanë me sëpatë
Pasi goditi për vdekje të atin, Iljaz Shaha, në malin e fshatit Shalës i riu tentoi të arratisej drejt Tiranës, u kap në furgon
Masakron babanë me sëpatë, arrestohet në tentativë për t'u larguar drejt Tiranës 35- vjeçari.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Memaliajn paraditen e kësaj të hëne të 2 shtatorit 2019, kur djali goditi për vdekje të atin me sëpatë. Ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës, të njësisë administrative Buz në Memaliaj, ka për protagonist 35- vjeçarin, Arjan Shaha, dhe viktimën, Iljaz Shaha, 77 vjeç, babai i 35- vjeçarit vrasës. Djali plëngprishës i familjes Shaha mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ndër vite kishte patur disa tentativa vrasjeje. At e bir shkuan si çdo ditë për të prerë dru në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt dhe askush nuk e mendonte se dita që nisi si një fillim jave normale, do të përfundonte tragjikisht. 35vjeçari, Arjan Shaha, e qëlloi për vdekje të atin me sëpatën që do të priste drutë.
HETIMET Të afërmit e familjes tregojnë se dyshohet të ketë qenë një debat i momentit shkaku i vrasjes dhe veprimit makabër të 35- vjeçarit, Arjan Shaha, që qëlloi me sëpatë mbi babanë Iljaz Shaha. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Pas vrasjes së të atit, 77- vjeçarit Iljaz Shaha, 35- vjeçari tentoi të arratisej drejt Tiranës, por u arrestua nga Policia. Ai u kap në aksin Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Poçem të Mallakastrës, pranë kthesës së Levanit, teksa udhëtonte drejt kryeqytetit me një furgon të linjës. Si njohës i mirë i zonës, ai ka shfrytëzuar rrugët e shkurtra mes shtigjeve malore për të dalë në aksin nacional, ku ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër- Tiranë, në pamundësi të identifikimit të tij nga qytetarët e thjeshtë. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti disa grupe për kontrollin e zonës dhe kapjen e tij, duke krehur zonën nga Tepelena në Këlcyrë e Përmet, si dhe duke shpërndarë mes efektivëve një foto identifikuese të autorit.
ARRESTIMI Dy orë pas ngjarjes makabre, Policia e Gjirokastrës njoftoi se "Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, në Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj. Policia e Fierit, pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një furgon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.", thuhej në komunikatën e Policisë. Gjatë ndalimit të mjetit nga Policia, mësohet se 35vjeçari i ka bërë rezistencë forcave të Policisë, duke i kundërshtuar me dhunë. Kohët e fundit, fshatrat e Memaliajt kanë shënuar një numër rekord vrasjesh. Një vit më parë, pikërisht në 6 shtator 2018, një tjetër vrasje e rëndë u shënua në fshatin Rabie, pjesë e njësisë administrative Luftinjë, kur babë e bir, Hetem Muho dhe Dino Muho vranë për motive pronësie 43- vjeçarin Alket Muhaj. Viktima dhe autorët ishin kushërinj të largët. Në 30 prill të këtij viti, 63- vjeçari Skënder Hoxha, nga fshati Vagalat i Luftinjës në Memaliaj, vrau me sëpatë në gjumë bashkëshorten Antoneta Hoxha, 53 vjeç, për motive xhelozie.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Pas vrasjes së të atit, 77- vjeçarit Iljaz Shaha, 35- vjeçari tentoi të arratisej drejt Tiranës, por u arrestua nga Policia.