Vrasja e Santjago Malkos, në hetim policët që ndihmuan gazetarët

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në një kohë kur ekzekutimi i ish- policit Santjago Malko vazhdon të mbetet pa një autor konkret të dyshuar, një tjetër hetim paralel ka nisur për këtë ngjarje. Dhe ka të bëjë me ndihmën që iu dha gazetarëve nga ana e punonjësve të Policisë. Përveç hetimeve që po kryhen për zbardhjen e vrasjes dhe identifiki­min e kapjen e autorëve, tashmë do hetohen jo pak, por mbi 100 punonjës Policie, me pretendimi­n se kanë nxjerrë nga sistemi TIMS fotografin­ë e viktimës dhe ua kanë vënë në dispozicio­n mediave. Ndonëse nuk është vetëm Policia që ka akses në këtë sistem, por edhe Prokuroria, duket se do jenë vetëm policët ata që do të ndëshkohen. Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le, me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm, Ardi Veliu, ka nisur verifikimi­n për më shumë se 100 punonjës Policie që janë identifiku­ar përmes përdorimit të një kodi sigurie të veçantë pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish- policin. Duket se të gjithë ata që kanë "lënë gjurmë" në sistem, që kanë qenë ose jo pjesë e grupit të hetimit, po verifikohe­n nga ana e Standardev­e Profesiona­le. Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdr­ejt me hetimin e një çështjeje të caktuar. Drejtuesit e Policisë kanë dyshime se fotoja që ka dalë nga sistemi TIMS është bërë edhe publike në media. Gjithashtu, janë publikuar edhe të dhëna sensitive, që kanë cenuar figurën e viktimës. Santjago Malko u ekzekutua me breshëri kallashnik­ovi mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë. Dy pistat kryesore ku i ka përqendrua­r hetimet Policia për zbardhjen e vrasjes së ish- efektivit Santjago Malko, janë hakmarrja dhe larja e hesapeve. Kjo, nisur nga e shkuara e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Tiranë dhe në Durrës. Grupi hetimor po verifikon tri ngjarje kriminale, ku dyshohet të jetë përfshirë 26- vjeçari. Burime nga grupi hetimor thanë një ditë pas ngjarjes se nisur nga provat e grumbullua­ra në vendngjarj­e, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë. Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t'i ketë prerë rrugën mjetit "BMW X5" të ish- policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër, e cila u gjet e djegur në fshatin Ferraj. Në këtë makinë janë gjetur dhe sekuestrua­r 2 armë automatike, që dyshohet të jenë përdorur në krim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.