Aksioni kundër informalitetit, rriten të ardhurat
Ministrja Denaj: Të ardhurat janë rritur me gati 4,7 për qind
Dy muaj nga nisja e aksionit kundër informalitetit, po ndihen edhe frytet e para. Aktiviteti i kasave fiskale është rritur ndjeshëm, 8 mijë punonjës të rinj i janë shtuar skemës së sigurimeve dhe 1115 biznese të reja janë regjistruar rishtazi në QKB. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u reflektuar në buxhet. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, dhe zv. Ministrin Elton Haxhi, ministrja bëri publike rezultatet e arritura përgjatë muajit gusht. Sipas Denajt, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet janë rritur me gati 4,7% ose rreth 1,6 miliardë lekë më shumë, në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar. Ndërkohë, për periudhën 8- mujore, të ardhurat u rritën me 3,8% ose rreth 9,7 miliardë lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
RIMBURSIMET Mbushja e arkës nga aksioni antiinformalitet është reflektuar edhe te rimbursimi i TVSH- së, ku vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar 1,68 miliardë lekë, ose 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar . "Për periudhën 8- mujore janë rimbursuar 11,8 miliardë lekë TVSH bizneseve, nga 9,22 miliardë lekë PER QIND ose rreth 1,6 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar janë rritur të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet. Të dhënat u bënë publike dje në kuadër të aksionit antiinformalitet, të nisur në fillim të muajit korrik të këtij viti gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, ose 2,6 miliardë lek më shumë, ose 28,7% rritje", tha Ministrja.
TATIMET DHE DOGANAT Përgjatë dy muajve, nga administrata tatimore janë inspektuar 4460 biznese, nga të cilat 11882 janë konstatuar me shkelje. Ibrahimaj tha se fokusi do të vendoset te deklarimi i pagave për punonjësit. Ndërkohë, nga administrata doganore janë kryer 1454 kontrolle, nga ku kanë rezultuar 90 raste abuzive. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave bëri me dije se në vijim, Plani Operacional do të fokusohet në kontrollin e karburanteve për anijet e peshkimit, në kontrollin e lëndëve të para që do përdoren për prodhimin e pijeve alkoolike, gjithashtu ka nisur të kryhet inventari i fuçive të birrës dhe rakordomi i pullave fiskale, ndërkohë që në fokus të veçantë do të jetë edhe kontrolli i tregtisë informale të duhanit të grirë.