Vëllezërit Kusi, në kërkim ndërkombët­ar

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Tiranës ka caktuar “Arrest në burg” në mungesë për vëllezërit Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombët­ar për “Vrasje” në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­e pa leje”. “Shpallen në kërkim për veprat penale ‘ Vrasje me dashje’ në bashkëpuni­m, ‘ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes”, njoftoi Policia më herët. Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtorë për vrasje dhe kanosje. Albano Kusi, në moshën 19- vjeçare ka vrarë kushëririn e tij, Shkëlqim Nozllin, dhe trupin e tij e la në Sauk. Ndërkohë, në po të njëjtin vit, edhe Griseldo Kusi është dënuar me 8 muaj burg, që i është konvertuar në shërbim prove, pasi ka goditur me qytë arme dhe ka kanosur një shtetas për t’i marrë lekët që ai i kishte borxh të atit të tij, Bujar Kusi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.