Rruga e vetme e fitores për PD- në

“Sfidë, të diversifik­ojmë burimet e energjisë elektrike”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - FITIM ZEKTHI

Disadekada më parë, Walker Percy, një autor amerikan mjaft i njohur, shprehej se gjithnjë e më shumë njerëz do të ndihen të lodhur nga një gjendje apo nga diçka dhe kjo mund të bëjë që vendi tyre dhe ata vetë të rrëzohen nga brenda, të bëhen cinikë dhe të tërhiqen. Mund të ndodhë që e keqja të fitojë jo prej faktit se ajo është më e fortë, por prej kësaj lodhjeje, këtij cinizmi dhe ...

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që prodhon 100 për qind energji të rinovueshm­e, sipas ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por, përpos kësaj pozite të volitshme, në krahasim me vendet e tjera rajonale, sfidë mbetet sigurimi i energjisë në 12 muajt e vitit. Kështu u shpreh ministrja në forumin e Energjisë për Europën Juglindore, që u mbajt në Selanik të Greqisë një ditë më parë. “Ky fakt, ne na dallon nga shtetet e tjera, por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit, është diversifik­imi i burimeve të energjisë, pasi na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshm­e për kërkesat që vendi ka sot dhe për të zvogëluar dhe minimalizu­ar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për t’iu dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, theksoi ministrja Balluku, e cila referoi në një prej paneleve të forumit. Bashkëpuni­mi rajonal për krijimin e linjave të interkonje­ksonit të energjisë elektrike apo të gazit janë dy tema të tjera, për të cilat është diskutuar midis ministrave të shteteve pjesëmarrë­se. “Kanë rezultuar komponentë­t më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë diskutuam tjetër gjatë këtij forumi shumë të rëndësishë­m, ishte dhe bashkëpuni­mi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkët­a të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike”, sqaron Balluku. Pjesëmarrj­a e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit evropian, për të cilin këto dy vende presin në muajin tetor një vlerësim pozitiv nga BE. Forumi i Energjisë për Europën Juglindore zhvillohet një herë në vit, duke bërë bashkë të gjithë aktorët në fushën e energjisë për të diskutuar mbi politikat dhe për arritjet gjatë vitit pararendës, por gjithashtu të vendosin piketat për të ardhmen.

Ministrja, dje në forumin për energjinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.