Panorama (Albania)

PD tregon 3 identitete të kryebashki­akut të PS, reagon Babani: Trillime, s’e kam ndërruar emrin

“Jam person që lëviz, jam personi më transparen­t në ketë botë”

- ARISTIR LUMEZI

Kryebashki­aku i Vaut të Dejës reagoi dje duke i cilësuar sajesa akuzat ndaj tij, ndërsa tha se nuk e ka ndërruar asnjëherë emrin dhe pse dëshmon për disa data lindjeje.

Në një dalje për mediat lokale, Babani tha se nuk ka qenë asnjëherë i hetuar, ndaluar apo arrestuar, as në Itali dhe as në Maqedoni. “Asnjëherë nuk kam ndërruar emrin. Datëlindje­n e kam më 24 dhjetor 1966. Jam i regjistrua­r më 8 janar 1967 sikur ka qenë koha, në diplomë e kam 1966, kam ardh në Shqipëri në ‘ 93, kemi marrë pasaportat e para me mbiemrin Babaj, por në shkollë e kam pasur Babani dhe unë kam marrë pasaportën Mark Babani me ditëlindje­n 8 janar ’ 67. Mark Babaj e kam ndërruar emrin në ’ 93-‘ 94. Gjysmën e fisit e kemi Babaj dhe gjysmën tjetër Babani. Ne nuk e kemi ditur që na kanë regjistrua­r me 8 janar, unë i kam bërë të gjitha, shkollë e ushtri, me ditëlindje­n e dhjetorit pa e ditur që regjistrim­i ishte në janar. Nuk kam pasur në jetën time të bëj me asgjë. Kam qenë me leje qëndrimi në Itali deri në vitin 2003. Në 2003 nuk kam qenë, nuk kisha mundësi se po ndërtoja fabrikën e re. Unë kam hyrë e kam dalë në Itali, në Europë dhe në gjithë botën lirisht”, tha kryebashki­aku i Vaut të Dejës. Ai hodhi poshtë akuzat për dënim në Maqedoni. “Ndalimi në Maqedoni s’ka lidhje absolutish­t. Kam qenë 4 herë, një herë për punët e mia në vitet e para, vjet në Maqedoni kisha ftesë të Ministrisë për Investim në Maqedoni, menduam të zgjerohemi edhe në Maqedoni, por asnjë lloj problemi. Janë trillime. Ta kenë për turp ata që bëjnë trillime për figurën time. Akuzat janë thjesht për të mbajtur elektorati­n e tij, por ata e dinë shumë mirë që figura ime është e pastër. Pjesa ime është e verifikues­hme se unë jam person që lëviz, jam personi më transparen­t që mund të ketë bota”, ka deklaruar Babani. Ai shprehet se, meqenëse ka lëvizur shumë për shkak të bizneseve që ka hapur jashtë, ka përdorur shumë pasaporta. “Nëse thotë se dyshohet, e kanë bërë për show elektoral. Ata le të disponojnë çfarë të duan, kjo është jeta ime. Problemi më i madh i imi është se lëvizjet që kam bërë në Europë kam harxhuar shumë lekë, kam 10 pasaporta me vula, kam katër fabrika në Kroaci, po ashtu në Spanjë dhe Itali. Unë më shumë jam jashtë se brenda vendit. Për Mark Babanin nuk ka asnjë lloj dokumentac­ioni që mund të dalë, pasi nëse do të kishte qenë në ndonjë vend tjetër do ta kishin sajuar, por në Europë nuk ka shanse. Këta marifetxhi­nj vendosin shumë lekë në dispozicio­n, janë taksa nga kjo bashki, por do të dalin të gjitha dhe nuk do të dinë ku me u fsheh nesër. Jam gati të shkoj vetë në Prokurori”, deklaroi Babani. Ai akuzoi paraardhës­in e tij se e ka sajuar këtë gënjeshtër ndaj tij. “Asnjë ditë burg dhe asnjë gjobë nuk e kam pas, se jam munduar gjithë jetën për të qenë qytetar model. Gjashtë muaj, gjithë zona më luti për të qenë kandidat për kryetar. Ofertën e pranova pas 6 muajsh për hatër të zonës sime, me tre objektiva: bujqësia, agrobiznes­i dhe turizmi. Në 2003 kam shkuar në ambasadë dhe kam marrë vizë vazhdimish­t për në Itali dhe të gjitha vendet ku kam dashur. Nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Akuzat mendoj se duhet t’i përgënjesh­trojnë vetë. Nuk kanë lidhje me asnjë gjë. Ai është turpi i këtyre. Ata e kanë hallin se duan me mbajt elektorati­n e tyre, se ku po ikën tani... Kam nxjerrë vitet e punës që kam punuar në Itali. Jeta ime është krejt e monitoruar”, tha kryebashki­aku i Vaut të Dejës dje për mediat.

 ??  ?? Rama, Babani e Doshi, gjatë fushtës
Rama, Babani e Doshi, gjatë fushtës
 ??  ?? RAMA, BABANI E DOSHI GJATE FUSHATES
RAMA, BABANI E DOSHI GJATE FUSHATES
 ??  ?? Kryebashki­aku i Vaut të Dejës, Mark Babani
Kryebashki­aku i Vaut të Dejës, Mark Babani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania